Skip to content
Kronikë

Dhunoi barbarisht fëmijën e saj, policia nuk e arreston nënën 22-vjeçare për këtë arsye

· 2 min lexim

Pas publikimit të pamjeve të rënda, ku një nënë dhunon pa mëshirë fëmijën e saj, Policia e Durrësit është mobilizuar lidhur me ngjarjen.

Mësohet se nëna që u filmua duke dhunuar fëmijën e saj 3-vjeçar në mes të rrugës në Durrës po hetohet në gjendje të lirë.

Ajo u identifikuar nga policia si K.A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

22-vjeçarja është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, të procedohet në gjendje të lirë. Ndalimi i saj u bë pasi më 16 maj u publikuan pamje ku e reja shfaqej me fëmijën përdore duke e qëlluar me shuplaka në kokë e të gjithë trupin. Në një moment, fëmija rrëzohet në shkallë dhe gruaja nuk e ngre, por e qëllon me shkelm.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.