Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dhuna dhe ngacmimi ndaj studentëve të Ekonomikut, prindër e pedagogë ngrihen në protestë: Kapini horrat!

15:39 05/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme në godinën e Qytet Studentit, pedagogë, prindër dhe studentë, kanë dalë në protestë përpara Fakultetit të Ekonomikut.

Ata bëjnë thirrje për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Pedagogu Rezart Prifti tha se siguria në institucione është zero dhe jemi në pikë ‘më jep notën se të çaj gojën’.

Më tej ai shtoi se personat e panjohur që u futën në mes të leksionit, nuk e kanë nisur fare fakultetin.

“Ne jemi njerëz të penës, jo të pistoletës. Jemi pak a shumë në situatën ‘më jep notën, se të çaj gojën’. Kjo është një çështje e shtetit, jo thjesht e institucioneve. Siguria në institucione është zero. Studentët kanë qenë viti i tretë Bachelor, ndërsa ata horrat kanë qenë moshë më të madhe. Ata nuk e kanë nisur fare fakultetin. Kjo është një situatë banale. Organizimi i sotëm ishte spontan dhe unë mendoj se duhet të vazhdojë, derisa të dalin horrat, sepse gjashtë vajza rrinë aty, pasi kanë frikë të dalin. Vajzat fatmirësisht nuk kanë rënë pre e dhunës”, tha pedagogu Prifti.

Pasditen e djeshme dy persona të panjohur u futën në godinën pranë ish-mensës në Qytet Studenti, ku po zhvillohej një orë leksioni me student të ekonomikut.

Dy persona të panjohur, duke thënë se i kishte dërguar dekani, u futën në leksion dhe filluat të ngacmonin vajzat.

Djemtë e klasës kanë reaguar duke i përzënë jashtë, ndërsa pedagogia ka ndërprerë leksionin.

Mirëpo jashtë godinës, të panjohurit kishin thirrur shokët e tyre, të cilët më pas dhunuan fizikisht djemtë, duke i shkaktuar disa fraktura.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fakulteti i ekonomikutpedagogetprotestestudentet

Të tjera

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
Aktualitet

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor biznesmenin Pëllumb Gjoka në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Para

Detaje të reja nga atentati ndaj Arjan Ndojës, dy dosjet e bujshme që u gjetën në makinën e tij

Lajmet e fundit

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip