Skip to content
Të Gjitha

Vrasja në Astir. Shkak për ngjarjen trafiku i lëndëve narkotike, 28-vjeçari ishte në hetim prej kohësh

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu.

Dyshohet që motivi i vrasjes të ketë qenë trafiku i lëndëve narkotike.

Vilsoni ka qenë nën hetim edhe si anëtar i një grupi kriminal të shpërbërë kohët e fundit nga Policia e Shtetit.

Ai mbahej në monitorim nga sektori i narkotikëve, i dyshuar se ishte pjesë në trafikun e drogës në Tiranë.

Deri tani është shpallur në kërkim vetëm shtetasi me iniciale N.D., për të cilin thuhet se është i afërmi i viktimës.

Në vendngjarje policia gjetu një armë “TT”, e cila nuk dihet ende nëse i përkiste autorëve apo 28-vjeçarit.

Vilson Tafçiu është arrestuar më 2018 nga policia franceze për trafikimi të lëndëve narkotike.

Për shkak të problemeve me drejtësinë ai kishte ndryshuar mbiemrin e tij nga Noka në Tafçiu.