Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Lëvizjet e autorëve, itinerari i ndjekur dhe hetimet për përfshirjen e një agjenti të AMP-së

12:10 12/11/2025
Reading Time: 4 min lexim

Hetimet për atentatin e ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë Muçi (Mustafa) Shaljani, po zbulojnë detaje të reja tronditëse. Sipas gazetarit të A2 CNN, Igli Çelmeta, autorët kanë përdorur të njëjtin itinerar për të shkuar dhe për t’u larguar nga vendngjarja, duke ardhur nga fshati Halil në drejtim të Rinasit dhe më pas duke u kthyer sërish në të njëjtin fshat, ku dogjën makinën për të humbur gjurmët.

Hetuesit po verifikojnë pistën se ky itinerar mund të ketë qenë një manovër për të çorientuar policinë, duke e fokusuar kërkimin në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa autorët e vërtetë mund të kenë lëvizur në një drejtim tjetër. Pesë grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë qëndruar gjatë natës në zonë, duke kontrolluar lokale, banesa dhe automjete. Disa persona janë shoqëruar për verifikime.

Ndërkohë, Muçi Shaljani, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës. Ai është i intubuar dhe në reanimacion, pasi ka marrë rreth 10 plumba në trup, ndër to edhe dy në kokë, sipas burimeve spitalore. Mjekët kanë refuzuar ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të gjendjes së paqëndrueshme.

Si u realizua atentati:

Atentati u krye në rrethrrotullimin përballë hyrjes së aeroportit “Nënë Tereza”, vetëm pak minuta pasi Gilmando Dani ishte kthyer nga Barcelona. Në makinën Mercedes Benz, që drejtohej nga Shaljani, autorët kanë qëlluar fillimisht nga një Toyota me targa greke, duke lëshuar breshëri automatiku. Automjeti i viktimave humbi kontrollin dhe u ndal në rrethrrotullim, ku një nga atentatorët, i maskuar dhe me kapele, zbriti nga Toyota dhe qëlloi nga afër ndaj Danit, duke e lënë të vdekur në vend.

Pamjet e sigurisë kanë dokumentuar që Toyota me targa greke qarkullonte rreth aeroportit në rrugë dytësore, e pajisur me armë zjarri. Dyshohet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi në momentin e sulmit mund të jetë qëlluar nga makina ku ndodheshin Dani dhe Shaljani. Brenda makinës së djegur në Halil janë gjetur tre kallashnikovë dhe një pistoletë, të cilat janë dërguar për ekspertizë balistike.

Dyshimet për rrjedhje informacioni:

Gazetari Igli Çelmeta deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin se avioni i Gilmando Danit ishte vonuar rreth 40 minuta, çka ngre dyshime për një rrjet informatorësh brenda aeroportit që mund të kenë sinjalizuar autorët për lëvizjet e tij.
“Dyshohet se ka pasur edhe persona të tjerë brenda aeroportit që kanë ndjekur Gilmando Danin dhe Mustafa Shaljanin. Informacioni i parë për lëvizjet e tij është marrë që në Barcelonë,” tha Çelmeta.

Sipas tij, kjo është një ngjarje e rëndë që ngre përgjegjësi për sigurinë në aeroport. “Kreu i AMP-së dhe shefi i komisariatit të Rinasit duhet të japin dorëheqjen. Një agjent i AMP-së që shoqëron një person me precedentë penalë është skandal për institucionin,” theksoi gazetari.

Reagimi i AMP-së:

Pas identifikimit të Muçi Shaljanit si agjent i AMP-së, institucioni ka njoftuar se ka nisur një verifikim të brendshëm administrativ për mënyrën e rekrutimit të tij, i cili ishte emëruar vetëm një muaj e gjysmë më parë, në periudhë prove, nga Artiol Saliasi. Drejtori i përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale deri në përfundimin e hetimeve.

Në një deklaratë zyrtare, AMP konfirmoi se po bashkëpunon me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe lidhjen e mundshme të Shaljanit me viktimën.

Profili i viktimës dhe i të plagosurit:

Gilmando Dani, i njohur si një ndër njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, ishte rikthyer nga Spanja vetëm disa orë para atentatit. Ai u ekzekutua menjëherë pasi hipi në makinën Mercedes Benz, e cila kishte qenë e parkuar në aeroport për katër ditë rresht.

Muçi Shaljani, i cili rezulton gjithashtu biznesmen dhe pronar i hotelit “Ramel” në qendër të Tiranës, mbetet në gjendje kritike. Lidhja e tij me Gilmando Danin, si dhe roli që luante brenda AMP-së, janë në qendër të hetimeve që po drejtohen nga prokuroria dhe shërbimet hetimore.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për të identifikuar rrjetin e bashkëpunëtorëve që mund të kenë ndihmuar autorët në organizimin dhe ekzekutimin e këtij atentati të tipit mafioz.

Të tjera

Nis gjyqi për vrasjen e Ilaria Sulës në Romë, nëna e autorit pranon bashkëpunimin për ulje dënimi
Aktualitet

Nis gjyqi për vrasjen e Ilaria Sulës në Romë, nëna e autorit pranon bashkëpunimin për ulje dënimi

Në Gjykatën e Tretë të Krimeve të Rënda në Romë ka nisur procesi gjyqësor ndaj Mark Samson, i akuzuar për...

11:41 12/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 12 nëntor 2025

Dashi Sot është ditë për të mos shtyrë fjalët, por për të matur para se t’i thoni. Energjia juaj është...

10:22 12/11/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Lëvizjet e autorëve, itinerari i ndjekur dhe hetimet për përfshirjen e një agjenti të AMP-së

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Lëvizjet e autorëve, itinerari i ndjekur dhe hetimet për përfshirjen e një agjenti të AMP-së

12:10 12/11/2025
Nis gjyqi për vrasjen e Ilaria Sulës në Romë, nëna e autorit pranon bashkëpunimin për ulje dënimi

Nis gjyqi për vrasjen e Ilaria Sulës në Romë, nëna e autorit pranon bashkëpunimin për ulje dënimi

11:41 12/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 12 nëntor 2025

10:22 12/11/2025
Atentat mafioz në Rinas/ Ekzekutohet Gilmando Dani, plagoset një person tjetër

Atentat mafioz në Rinas/ Ekzekutohet Gilmando Dani, plagoset një person tjetër

15:57 11/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.