Skip to content
Aktualitet

Detaje të reja nga atentati i Behar Sofisë/ Rrëfehet ekzekutori: Më ofruan 50 mijë euro!

· 2 min lexim

Zbardhet dëshmia e parë e ekzekutorit të Behar Sofisë. Ekzekutori i viktimës,I identifikuar si Ernejt Shyti ka deklaruar se i janë ofruar 50 mijë euro për atentatin e kryer. Sipas ekzekutorit, shuma e premtuar e parave nuk është marr ende.

Po ashtu mësohet se përpara se ta vriste, 23-vjeçari e kishte ndjekur për tre ditë radhazi biznesmenin. Ditën e vrasjen ai kishte dalë herët nga banesa me biçikletën e tij, të cilën e kishte lënë poshtë urës së Lanës.

Pasi ka kryer vrasjen, Ernejt Shyti është larguar me biçikletë nga vendi i ngjarjes drejt liqenit, ku ndryshoi dhe rrobat për të mos rënë në sy policisë.

23-vjeçari më pas ka udhëtuar drejt Malit të Zi, e është strehur në Podgoricë, në shtëpinë e një shoku të tij.

Kujtojmë se paraditen e kësaj të shtune ka pasur zhvillime të reja lidhur me atentatin mafioz ndaj Behar Sofisë, emër ky jo pak i njohur.

Sot policia arrestoi autorin e identifikuar se Ernejt Shyt dhe tre persona të tjerë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e tij. Mësohet se këto të fundit janë nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

Sa i takon autorit të krimit, 23-vjeçarit Shyti, mësohet se jetonte me qira me nënën e tij, në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Ai është identifikuar nga ADN-ja e lënë në rrogat, që braktisi te liqeni, pas vrasjes.