Skip to content
Të Gjitha

Dështon atentati ndaj biznesmenit në Bulqizë! Qëllohet 5 herë, por autorit i del huq

· 2 min lexim

Një person i pa identifikuar, dyshohet se i ka zënë pritë biznesmenit të ndërtimit Gëzim Balla dhe ka tentuar që ta eleminojë.

Biznesmeni Balla ka arritur të shpëtojë i pa lënduar, ndërkohë që dyshohet se autori ka qenë një person i vetëm.

Policia e Bulqizës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 5 gëzhoja.

Dyshohet se të shtënat kanë si prapaskenë një histori gjobëvënie dhe kërcënime të vazhdueshme në telefonin e biznesmenit Balla.

Pasditen e sotme Gëzim Balla ka shkuar në polici dhe ka thënë se dikush e kërcënon dhe i kërkon para në këmbim të jetës.

Pas marrjes së kallzimit, policia kryen veprimet proceduriale dhe vë në përgjim telefonin e biznesmenit. Pas telefonatës me të dyshuarin policia e identifikon personin që e kërcënonte dhe për arrestimin e tij bashkëpunon me biznesmenin duke e thirrur në takim për t’i dhënë paratë e kërkuara.

Kur afrohen tek vendi i kërkuar nga kërcënuesi, ky i fundit shikon që biznesmeni ishte i shoqëruar dhe i kërkon në telefon që të ngjitet në kodër vetëm. Kur konstatoi se shoqëruesit ishin punonjës policie largohet nga vendngjarja duke qëlluar në ajër. Aktualisht policia po kreh zonën për arrestimin e kërcënuesit.