Skip to content
Bota

Deputeti serb i parlamentit malazez, fyen shqiptarët: S’mund t’jua lëmë Malin e Zi myslimanëve!

· 1 min lexim

Tensionet më të fundit mes Serbisë dhe Malit të Zi, janë reflektuar dhe në një gjuhë anti-shqiptare, e po ashtu dhe anti-myslimane, nga ana e politikanëve serbë në parlamentin malazez.

Deputeti serb, Milutin Gjukanoviç u shpreh në Parlamentin malazez se falë serbëve Mali i Zi nuk iu dorëzua projektit të Shqipërisë së Madhe.

Ai është shprehur se do të luftojnë për mbijetesën e besimit të krishterë dhe ortodoks në këtë zonë.

“Ne jemi shtylla e Malit të Zi shumica e krishterë, shumica ortodokse, të cilët nuk pranuan të jenë shërbëtorë të projektit të Shqipërisë së Madhe.

Ne nuk duam t’jua trashëgojmë Malin e Zi shqiptarëve, boshnjakëve, myslimanëve pra.

Ne po luftojmë për mbijetesën e besimit të krishterë dhe ortodoks në këtë zone”, u shpreh Milutin Gjukanoviç.

https://www.youtube.com/watch?v=eKDfsuGrPjI&feature=emb_title