Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deputetët dyfishuan pagat e tyre, revoltohet akademiku Fuga: Po nxitet gomarlliku!

15:42 23/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme PS në bashkëpunim me opozitën në Komisionin e Ekonomisë votuan  së bashku për të rritur pagat e deputetëve dhe ministrave.

Praktikisht paga për ministrat, nga 181 000 lekë të reja do të bëhet 345 000 lekë të reja, ndërsa për deputetët, paga nga 158 000 lekë të reja do të bëhet 330 000 lekë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Fuga e konsideron si një turp kolektiv të deputetëve që sipas tij, pasi morën votat e popullit, u bënë bashkë dhe rritën pagat e tyre.  Gjithashtu, Fuga se kjo gjë as që diskutohet që është e padrejtë, pasi sipas tij, nuk lidhet me cilësinë e punës të atyre që përfitojnë, por nxit gomarllikun, budallallikun dhe parazitizmin.

Statusi i Fugës
Rritja e rrogave me katapultë, siç hidhet lart katapulta me pilotin e një avioni në rënie pikiatë, pra rritja e pagave për deputetë dhe ministra, apo zyrtarë të tjerë të lartë të administratës, jashtë një ngritjeje në po ato përmasa të pagave të të gjithë atyre që punojnë, për pensionet dhe ndihmën sociale, jashtë një ngritje reale ekonomike, është:

– e padrejtë, po se po,
– kur nuk lidhet me cilësinë e punës të atyre që përfitojnë, nxit gomarllikun, budallallikun dhe parazitizmin
– shtrenjton jetesën për të tjerët duke hapur hendeqe sociale që rrezik nuk janë në këto përmasa në asnjë vend të botës

– krijon një shtresë që e përbuz popullin, ndërkohë që gjoja duhet të jetë në shërbim të popullit,

– nxit karrierizmin dhe përuljen ndaj shefave, dhe o burra, bëhuni deputetë, dhe në një farë mënyre me këto paga deputetët e opozitës blihen me parà

– dheeeeeeeeeeeeee, veç faktit që nxit emigrimin nga ndjenja e padrejtësisë, si edhe krijon shpërpjesëtime mes profesioneve, sepse në fakt kështu ai që merret me politikë është tre ose katër herë më i paguar se i paguari në një punë jashtë politike.

dheeeeeeee veç që është një turp kolektiv t’i rrisësh pagën vetes, dhe të krijosh kushte luksi si në Edenin ku shtriqeshin dhe shtriheshin Eva me Adamin,

nxit bllokimin e trurit,
Në vend që nga 140 deputetë, t’i bëjnë 50, se aq mjaftojnë dhe janë në përpjesëtim me frymët e popullsisë sipas vendeve të BE!

e mbi të gjitha, sikurse do ta kishte thënë shkrimtari im më i preferuar shqiptar, Jakov Xoxa, nxit përbuzjen që zbret nga lart poshtë, më shumë se është tani, ku shtresave të larta u vjen ndot nga populli,

por edhe nxit urrejtjen nga poshtë lart, që shprehet me përbuzje, arratisje, mosvotim, e gjithçka tjetër!
Turpi i madh është se pasi morën votat, pozitë dhe opozitë, tani rrisin rrogat pas kurrizit të qytetarit!

Dhe duan që njerëzit t’i votojnë pastaj! Jo më kot qeveriset me votën e jo më shumë se 20 përqind të shqiptarëve, pra me legjitimitetin që të jep vota e 1 ndër 5 shqiptarë!

Pra, ata që kanë privilegje. Kjo quhet oligarki (sipas Aristotelit)

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Suel Çela rekurs nga arratia në Gjykatën e Lartë, ja pretendimi i tij

Suel Çela rekurs nga arratia në Gjykatën e Lartë, ja pretendimi i tij

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip