Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dekreti për mandatarin/ Lëvizja Vetëvendosja: Thaçin e çojmë në Kushtetuese, i kërkojmë opinion edhe ‘Venecias’

18:56 29/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kosova po kalon një periudhë të vështirë, pasi përveç epidemisë, prej muajsh po përballet edhe me krizën politike, e cila u thellua edhe me shumë me rënien e qeverisë Kurti.

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të situatës dhe se kryeministri i ri do zgjidhet me shumicë votash nga Parlamenti.

Ai i ka kërkuar disa herë Kurtit dhe VV që t’i dërgojnë emrin e kandidatit për kryeministër, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje kurse Kurti ka deklaruar se në momente të tjera do nxiste protesta kombëtare.

Ditën e sotme, zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu deklaroi se po presin publikimin e dekretit nga Presidenti Hashim Thaçi për mandatarin për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Më tej, ai shtoi se mospublikimi i këtij dekreti është shprehje e gatishmërisë për të bërë veprime që janë ndesh me Kushtetutën.

“Jemi në pritje të këtij dekreti, përmbajtjen e këtij dekreti dhe referimi që bëhet nga Presidenti mbi hapat e tij drejt formimit të qeverisë dhe mbi këtë përmbajtje do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi shprehur bindjen tonë dhe besojmë që interpetimi ynë është i drejt kur themi se veprimet e radhës të presidentit duhet të jenë ato që çojnë deri te shpallja e zgjedhjeve të parakohshme pasi që të kalojë pandemia dhe jo formimi i një qeverie të re”.

Në një intervistë për Tv Dukagjini, Kryeziu tha se po ashtu se do të kërkojnë opinion edhe nga Komisioni i Venecias

“Për një kërkesë për opinion do t’i drejtohemi edhe Komisioni të Venecias, duke qenë të bindur që një opinion prej një institucioni të pavarur do të ndihmojë në sqarimin e kësaj situate kushtetuese por në të njejtën kohë do t’i shërbente edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese ashtu që ai të jetë sa më i drejtë dhe sa më kredibil”.

Më herët ditën e sotme, u raportua se LDK dhe AAK kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë gati të bashkëpunojnë për të udhëhequr bashkë qeverinë, madje kanë përcaktuar edhe ministritë që ketë secila.

LEXO: Haradinaj arrin marrëveshje me Isa Mustafën për krijimin e qeverisë, ja si do bëhet ndarja e ministrive 

Kujtojmë se më 25 mars ‘qeveria Kurti’, e cila u formua 3 muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ra pas 51 ditësh në pushtet, duke u bërë qeveria më jetëshkurtër.

Pas një seance maratonë, Kuvendi votoi me 82 vota pro, 32 kundër dhe 2 abstenime për rrëzimin e qeverisë, pasi LDK inicioi ‘mocionin e mosbesimit’ duke u përkrahur nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet, teksa të vetmit që votuan kundër ishte partia Vetëvendosja.

Shkak për “mocionin e mosbesimit” u bë shkarkimi i ministrit të Brendshëm Agim Veliu, pasi ai i doli kundër qeverisë dhe kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke përhapur panik.

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para

Të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike? Flet babai i dy vëllezërve të ekzekutuar në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.