Skip to content
Bota

Degjeneron sherri, shqiptari i ngul thikën kunatit të ardhshëm në Itali

· 1 min lexim

Një sherr në familje mbrëmjen e djeshme, u transformua në diçka më të rëndë, saqë ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë.

Ngjarja u regjistrua në një familje shqiptare në rrugën “Ugo Rosi”, shkruan “Lanuovaprovincia”.

Gjithçka nisi pas një diskutimi mes kunetërish të ardhshëm, që përfundoi në përdorimin e dhunës.

Njëri prej tyre mori thikën dhe goditi burrin e ardhshëm të motrës së tij.

Kunati mori plagë në zonën e bërrylit si dhe në klavikul.

Karabinierët ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe i vunë prangat agresorit.