Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dëbimi i ambasadës së Iranit pas sulmeve kibernetike, reagon opozita

18:34 07/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme opozita ka reaguar pas deklaratës së kryeministit Edi Raam ku bëhej me dije se sulmi kibernetik ishte organizuar nga Irani dhe se përfaqësuesit kibernetikë iranianë kishin 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi ynë.

Në reagimin e deputetes së PD, Jorida Tabaku thuhet se sulmi kibernetik dëshmonte pasigurinë ku ndodhej vendi ynë, duke shtuar se siguria kombëtare tregotohej për interesa politike.

“Sulmi kibernetik që përjetoi Shqipëria gjatë verës është një dëshmi e qartë se sa të pambrojtur jemi dhe është çështje e Sigurisë Kombëtare. Miliona dollarë janë shpenzuar nga Qeveria në sigurinë kibernetike, ndërsa rezultatet ende nuk janë treguar. Dikush përgjegjës? Parlamenti duhet të informohet plotësisht për atë që ka ndodhur dhe masat e ndërmarra nga qeveria për rritjen e sigurisë në të ardhmen! Në këtë epokë shumë të dixhitalizuar, Shqipëria, anëtare e NATO-s, nuk mund të lejojë të mos veprojë. Shqiptarët kanë përjetuar 3 rrjedhje të të dhënave personale për shkak të përdorimit të qeverisë për qëllime elektorale. Kjo ka hapur një portë mosbesimi që mund të përdoret lehtësisht nga kriminelët dhe subjektet kibernetike. Papërgjegjësia e qeverisë e ka bërë Shqipërinë një objektiv të lehtë, ndërsa Siguria Kombëtare tregtohet për përfitime politike”– deklaron Tabaku.

Ndërsa në deklaratën e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Agim Nesho thuhet se vendimi i marrë nga qeveria ishte i drejtë por i vonuar.

Deklaratë e Zëvendës Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ambasador Agim Nesho.

7 shtator 2022

Qeveria shqiptare sot konfirmoi për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si rezultat i sulmit kibernetik ndaj vendit tonë kohët e fundit.

Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka patur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare.

Ne mendojmë, që qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, BE dhe SHBA, sidomos në kushtet e sotme të cënimit të rendit ndërkombëtar nga fuqi sfiduese si Rusia, Irani, etj., për të mos lejuar shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet projekteve destabilizuese rajonale, qarkullimit pakufizim të shtetasve nga këto vende jo-miqësore, që realizojnë interesa anti-perëndimore.

Partia e Lirisë, mendon që ngjarjet e fundit duhet të sjellin reflektim në qeverisje dhe thekson rëndësinë e qartësisë në politikën e jashtme që i duhet Shqipërisë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Prishja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit jehonë në mediat ndërkombëtare

Prishja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit jehonë në mediat ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.