Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Debat i ashpër në Komision: Vokshi sfidon Xhelilin

12:30 13/11/2024
Reading Time: 2 min lexim

Në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, akuzoi opozitën për mashtrim dhe gënjeshtra ndaj publikut.

Ai reagoi pas deklaratave të kryetares së komisionit, Albana Vokshi, e cila kishte publikuar foto të mjeteve të ndryshkura, duke thënë se ato nuk i përkisnin maternitetit “Koço Gliozheni”, siç pretendoi opozita.

Në përgjigje, Vokshi sfidoi Xhelilin duke e ftuar atë të vizitonte maternitetin dhe spitale të tjera për të parë situatën nga afër.

Ajo theksoi se problemet me mjetet e amortizuara dhe kushte të këqija janë të pranishme në shumë spitale të vendit, duke akuzuar deputetët e PS-së për mbrojtjen e korrupsionit dhe shkeljeve të mundshme në sistemin shëndetësor.

Alban Xhelili: Dje pasi kam dalë nga mbledhja, kur dolëm bashkë në darkë vonë, më ka ardhur një mesazh ku thuhet që ato fotot e paraqitura prej jush në komision nuk janë pranuar nga ajo strukturë spitalore, nuk janë fare në atë spital. E kam verifikuar dhe vetë. Dëgjoje pak Ina këtë gjë që po të them. E dini për çfarë do ju them. O Mondi ti nuk i lyen vetullat, kështu që mos e dëgjo këtë pjesën që do them, është për ata që lyejnë vetullat. Edhe ti mos dëgjo Saimir. Po ju them diçka…

Albana Vokshi: Po lërë se kështu i kanë thënë. Ia kanë çuar mbrëmë në darkë. Z.Xhelili shkojmë bashkë, ju sfidoj dhe i shohim në maternitet te Koço Gliozheni a janë këto apo jo.

Xhelili: Kryetare jo më kot ju lashë të vazhdonit të flisnit pa folur unë fare. E bëtë dhe dje pa folur fare dëshmitari, e dinit se çfarë do thoshte ai. Ju lexoni mendjen e atyre.

Vokshi: Ju e kishit mendjen të mbronit Edi Ramën dhe Vilma Nushin, kaq.

Xhelili: Ato shenjat e ndryshkut që paraqisnit te fotot është si puna e vetullave kur lyhen dhe t’ju thotë njeri e keni surratin me baltë. Dhe ato janë shenjat që lë leukoplasit. Kështu që ju vazhdoni t’i gënjeni njerëzit. Po të ishin veglat me ndryshk, sot njerëzit do ishin me infeksione në spitale. Sot është ulur niveli i infeksioneve. Mos gënjeni kot me këtë pjesën.

Vokshi: Kur skeni qenë ju në komision ia kam paraqitur dhe drejtorit të spitalit dhe nuk e ka mohuar. Unë e kam nga burim të brendshëm. Kam disa, jo një burim të brendshëm. Shkojmë bashkë, ju sfidoj dhe i verifikojmë. Dhe jo vetëm aty, por në të gjitha spitalet përdoren autoklavat e vjetra. Atëherë për çfarë ka shërbyer koncesioni. Ju mbroni vjedhjen, hajdutërinë, korrupsionin po është turp i madh kur ka kosto në jetën e qytetarëve. Të gjithë ju që po viheni në anën e gabuar dhe po mbroni vjedhjen, abuzimin mbi 200 mln euro. Duhet t’ju vijë turp secilit prej jush, që në vend të thoni hajde bëjmë transparencë që këto koncesione të mos vidhen më. Ato pajisje që tregova të vjetra dhe të ndryshka, janë të vërteta.

Ndreca: I gjithë ky diskursi dhe pjesërisht diskursi që po bën Spaho, ekspozon atë që kemi thënë nga fillimi i komisionit hetimor se ju e keni të paragjykuar këtë komision hetimor.

Etiketa: komisionspitaleVokshixhelili

Të lidhura

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur sot në fshatin Ishull Shëngjin, duke lënë të plagosur një grua 64-vjeçare....

18:32 27/06/2025
Para
Vokshi “përplaset” me Ndrecën

Sterilizimi/ Ndreca kritikon punën e Komisionit Hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

18:09 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.