Skip to content
Të Gjitha

Dalin përgjigjet e testit të Gjuhë-Letërsisë, ja sa për qind e maturantëve kanë ngelur

· 1 min lexim

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka publikuar sot përgjigjet e provimit të Gjuhë Letërsisë, pas shumë protestave dhe debateve mbi vështirësinë e tij dhe gabimeve drejtshkrimore. SHIKO KËTU

Duke iu referuar rezultateve me notën 10 janë vlerësuar vetë,  2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa.

Sakaq, Ministria e Arsimit deklaroi se do të hiqte nga vlerësimi përfundimtar pyetjet që ngallën debat dhe për shumë maturantë ishin absurde.

Por mesa duket nuk e ka bërë këtë dhe kjo edhe duket në rezultatet e maturantëve.

Sipas “Report Tv”, mësohet se nuk është hequr asnjë pyetje.

“Nuk është hequr asnjë pyetje. Ajo ka funksionuar shumë mirë dhe në përputhje me nivelin e vështirësisë që ka pasur” , citohet nga ReportTv.