Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

10:55 08/07/2025
Reading Time: 4 min lexim

Nga Klodian Tomorri

Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompania Brunes e Gerond Çelës, për të ndërtuar aty një resort dhe port jahtesh, në gusht të vitit 2021, qeveria shqiptare shpalli tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e portit të ri tregtar të Vlorës. Zona e caktuar për ndërtimin e portit të ri të mallrave dhe pasagjerëve ishte Triporti, aty ku gjendej porti i Peshkimit.

Sipas projektit, skema e përzgjedhur e koncesionit ishte ajo e ndërtimit të portit me para nga privati dhe më pas qeveria do ta shlyente me këste për disa vjet. Tenderi u zhvillua në 17 shtator po të vitit 2021.

Në garë u paraqitën 3 oferta. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli fituese ofertën e një bashkimi të përbërë prej 5 kompanish. Ato ishin Agbes Construction me 33 për qind, Besta me 30 për qind, Arconstudio me 25, Ite Group me 8 për qind dhe Premium Construction & Maintenance me 5 për qind.

Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonin portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante me 59 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.

Pagesat e koncesionit

Kontrata e koncesionit mes ministrisë së Infrastrukturës dhe bashkimit të kompanive fituese u nënshkrua në 29 prill të vitit 2022 dhe sipas anekseve të saj, kompanitë duhet të ndërtonin portin brenda një afati prej 36 muajsh ose 3 vjet.

Koncesioni 60 milionë euro u shit për 100 mijë euro

Një muaj pas firmosjes së kontratës koncesionare 5 kompanitë e shpallura fituese krijuan shoqërinë e posaçme (SPV), e cila do të ishte koncesionarja e ndërtimit të Portit të ri Tregtar të Vlorës. Vlora Harbor Construction and Maintanance u themelua si shoqëri me qëllim të veçantë në maj të vitit 2022 me pronarë 5 kompanitë që ishin shpallur fituese. Por sapo u themelua shoqëria e veçantë nisën marifetet.

Katër muaj pas themelimit të shoqërisë koncesionare filloi ndryshimi i pronarëve të koncesionit. Në 28 shtator të vitit 2022, shoqëria Agbes Construction, e cila ishte dhe aksionerja më e madhe e koncesionit 60 milionë eurosh me 33 për qind, i shiti kuotat e saj për 100 mijë euro. Blerësi ishte shoqëria Premium Construction & Maintenance.

Një muaj e pak më pas largohet dhe një tjetër aksioner. Arconstudio i shiti 25 për qind të aksioneve që zotëronte në koncesionin e Portit të ri Tregtar të Vlorës për 2 500 euro. Blerësi ishte sërish Premium Construction & Maintenance.


Një javë më vonë ikën dhe aksioneri i tretë i madh. Në 23 nëntor 2022, Besta i shiti 30 për qind të aksioneve të saj tek koncesioni i Portit për 3 mijë euro. Blerësi ishte po Premium Construction & Maintenance, e cila me tre blerjet e njëpasnjëshme u bë pronare e 92 për qind të aksioneve të koncesionit 60 milionë euro për një çmim total blerje prej 105 mijë e 500 euro.

Rrjedhimisht tashmë pronarë të koncesionit mbetën Premium Construction & Maintenance me 92 për qind dhe ITE Group me 8 për qind.

Pensionisti bëhet pronar

Nga të pesta kompanitë që u shpallën fituese si joint-venture në koncesionin e Portit, Premium Construction & Maintenance ishte ajo nuk plotësonte asnjë kusht për të fituar, qofte edhe një kontratë publike të vogël, jo më një koncesion 60 milionë euro.

E themeluar vetëm dy muaj përpara tenderit të koncesionit, saktësisht në qershor të vitit 2021, Premium Construction & Maintenance kishte një kapital prej 10 mijë lekësh dhe aksionet e saj zotëroheshin nga Hektor Agalliu, një pensionist i lindur në Tërpan të Beratit dhe banues në Dimal.

Themelimi i Premium Construction & Maintenance

Sipas dokumentave të konsultuara nga Kapitali, gjatë viteve të fundit zoti Agalliu ka punuar si magazinier pranë kompanisë Salillari. Befas ai e pa veten pronar të një koncesioni 60 milionë euro.

Porti ngelet rrugëve

Shitja e kuotave të një koncesioni vetëm disa muaj pas tenderit praktikisht është një çmontim korruptiv i të gjithë procedurës konkurruese. Kur qeveria shpall tender për ndërtimin e një vepre, pjesë e dokumentave të tenderit janë dhe një sërë kriteresh, që duhet të përmbushen nga kompanitë fituese.

Por kur fituesi ndryshon pas tenderit, për më tepër për çmime qesharake, atëherë kriteret kanë rënë dhe bashkë me të edhe tenderi. Nuk dihet nëse ministria e Infrastrukturës i ka miratuar shitjet e dyshimta të aksioneve dhe largimin e kompanive fituese nga koncesioni. Por ajo që dihet, është se zoti Agalliu nuk përmbushte asnjë kriter për të fituar tenderin dhe nuk kishte asnjë lek për ta ndërtuar Portin.

Me gjithë rritjet e mëdha të pensioneve që trumbeton kryeministri, Shqipëria nuk e ka arritur akoma stadin ku pensionistët të financojnë koncesione miliona eurosh. Ndoshta do ta arrijë me vizionin Shqipëria 2030, por kjo mbetet për t’u parë.

Sapo shtiu në dorë pronësinë e koncesionit, shoqëria Premium Construction & Maintenance i la kuotat e saj peng dhe bashkë me to edhe koncesionin pranë Tirana Bank, për të marrë një kredi prej 7 milionë eurosh.

Megjithatë, edhe pse duhet të përfundonte brenda tre vitesh, porti i ri tregtar i Vlorës është akoma në letër, ndërkohë që Porti ekzistues shkallmohet dita ditës për t’u ngritur kullat e Gerond Meçes dhe Vlora Marina.

Porti ka ngelur ne leter

Kjo po materalizon një rrezik të ri, që ishte paralajmëruar më parë si në Vlorë ashtu dhe në Durrës. Lënien e dy qytetareve më të mëdha portuale të vendit pa port. Për shkak të marifeteve me sheikë dhe pensionistë që bën qeveria./ Kapitali.al

Etiketa: PensionistiPorti i Vlores

Të lidhura

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje
Aktualitet

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Në kulmin e sezonit turistik, sjellje të papranueshme dhe arrogante nga vizitorët po cenojnë rëndë pasuritë më të çmuara natyrore...

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin
Bota

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Një operacion ndërkombëtar i kordinuar mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe shqiptare, me mbështetjen e Europolit, ka çuar në shkatërrimin e...

19:11 08/07/2025
Para
KLSH zbardh shkeljet në tenderët e Bashkisë Sarandë: Pagesa për punime fiktive, operatorë të përzgjedhur në kundërshtim me ligjin

KLSH zbardh shkeljet në tenderët e Bashkisë Sarandë: Pagesa për punime fiktive, operatorë të përzgjedhur në kundërshtim me ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

19:11 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

18:52 08/07/2025
Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

18:40 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.