Skip to content
Kosovë

COVID-19/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Kosovë, nuk ka asnjë humbje jete

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 1.467 testime të  kryera në të gjithë territorin e vendit,  kanë rezultuar pozitiv 20 qytetarë.

Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Po ashtu bëhet me dije se e kanë fituar betejën me virusin 158 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë maskat dhe të ruajnë higjienën personale.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

15 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.

Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.                                    Në total numri i rasteve aktive është 786.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!