Skip to content
Të Gjitha

Covid-19, shënohet viktima e 34-t në vendin tonë

· 2 min lexim

Një 85-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv mbrëmjen e sotme.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, që me anë të një njoftimi zyrtar, informon se e moshuara nga Tirana gjithashtu vuante nga sëmundje të tjera, si insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension.

Sipas shërbimit infektiv, ajo ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga Covid-19.

Sipas Ministrisë, 85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte duke u bërë viktima e 34 e Covid-19 në Shqipëri.

Deri më tani në Shqipëri numri i të infektuarve nga koronavirusi është 1212 persona.

Njoftimi i plotë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv 85-vjeçarja me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.