Skip to content
Rajoni

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kovës ka përditësuar të dhënat mbi Covid-19, duke treguar bilancin e viktimave, infektimeve të reja dhe vaksinimit përgjatë 24 orëve të fundit.

Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.  Në total numri i rasteve aktive është 472.

Theksojmë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.

Në total numri i rasteve aktive është 472.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!