Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit.

Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.  Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja me Covid-19, nga  752 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.890.   Në total numri i rasteve aktive është 552

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

04 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.822.710 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 752 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.890.

Në total numri i rasteve aktive është 552.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!