Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 “mbërthen” Shqipërinë: 4 viktima në 24 orë, fluks të shtruarish në spitale! Ja sa raste të reja janë identifikuar

· 1 min lexim

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe ditën e djeshme, përditësimi i të dhënave rreth rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 u zhvendos për në pasdite. Nga sot përditësimi i raportit do bëhet çdo ditë në orën 16:00.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë gjendja nga pandemia vijon të jetë e rëndë përsa kohë bilanci thellohet çdo ditë e më shumë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 102 raste të reja.

Sakaq, janë regjistruar edhe 4 viktima, një 43-vjeçar nga Kamza pa sëmundje shoqëruese, i intubuar prej ditësh, ndërkohë 3 të tjerët dy te infektivi dhe një te Sanatoriumi kanë qenë me sëmundje shoqëruese, një 60-vjeçar nga Shkodra, 64-vjeçare nga Durrësi dhe një 61-vjeçar nga Tirana. Kështu ka shkruar në 111 numri total i të vdekurve.

Të larta janë edhe shtrimet në dy spitalet Covid ku janë të shtruar 110 paciente, 14 në terapi intesive dhe 1 i intubuar.

Fatmirësisht, këto 24 orë kanë fituar betejën me Covid-19 50 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve që nga nisja e epidemisë në 2,254.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/201641121285407/