Skip to content
Bota

Covid-19 bëri kërdinë, 5.7 milionë të infektuar dhe mbi 357 mijë viktima në të gjithë botën

· 1 min lexim

Numri i personave të infektuar në të gjithë botën për shkak të Covid-19 vazhdon të jetë i lartë edhe pse intesiteti i virusit ka rënë.

Po ashtu numri i personave që kanë humbur jetën është i paimagjinueshëm.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 5 792 890 dhe 357 471 të tjerë kanë humbur jetën.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 102 107 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 37 460, Italia me 33 072 viktima, Franca me 28 596 dhe Spanja me 27 118.

E ndërsa Kina që ishte dhe vendi i origjinës së koronavirusit ka dhe numrin më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa vende të tjera.

Në Kinë kanë humbur jetën vetëm 4 634 persona.

Në Shqipëri janë shënuar 33 viktima dhe janë infektuar 1,050 persona.

Pas shfaqjes në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani 2 498 884 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2.8 milion raste aktive që presin të shërohen.

Ndërkohë në vendin tonë numri i të infektuarve ka shkuar në 1050 ku 32 kanë humbur jetën.