Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19/ Akademia e Shkencave: Në Tiranë, 1 në 2 veta është prekur nga virusi

15:50 12/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton se në Tiranë rreth gjysma e popullsisë është prekur nga virusi Covid-19. Ky është vazhdimi i publikimit të studimit të seroprevalencës së Sars-Cov-2, studim i cili rrit njohjen për gjendjen e pandemisë dhe përmirëson monitorimin e situatës.

Referuar të dhënave në studim, parashikohet se numri real i të prekurve nga Covid 19 në Shqipëri llogaritet rreth 600 mijë persona.

Pjesë nga njoftimi i Akademisë së Shkencave

Duke iu referuar raporteve të pranuar botërisht, numri i të infektuarve reale me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me Covid-19 evidencuar nga shërbimi shëndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depstiuese serologjike. Kështu, në provincën e Bergamo-s (Itali), ku u përdor e njëjta metodë depistimi, dhe seropozitiviteti, në tetorin e vjetshëm, u konstatua në 42 për qind të popullatës, raporti midis të sëmurëve të evidencuar dhe individëve të infektuar që u vërtetuan me anë të seroprevalencës ishte të paktën një me 15.

Ky raport është pohuar edhe nga operatorë të shërbimit tonë shëndetësor, që kanë njoftuar përmes medias se, megjithëse numri i individëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë ishte rreth 60.000 në fund të vitit 2020, numri real i individëve të infektuar në vend duhet të jetë afër 600.000.

Duke qenë se në Tiranë është diagnostikuar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostikuar me Covid-19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seroprevalencën 49.6 për qind të infeksionit Covid-19 në qytetin e Tiranës konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmërie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh.

Sa u takon numrit të të testuarve, ai lejon arritjen e përfundimeve shkencore brenda një intervali besueshmërie sipas kritereve të mirënjohura statistikore dhe sipas logjikës së shifrave, referuar numrit të popullsisë në Tiranë dhe në shkallë vendi. Studimi i seroprevalencës së antitrupave specifikë kundër Sars-Cov-2 në Tiranë, faza e parë e të cilit është kryer në fund të qershorit dhe faza e dytë në fund të dhjetorit 2020, sjell informacion të vlefshëm dhe pothuaj unik mbi përmasat e ekspozimit të një pjese të popullatës me virusin Sars-Cov-2 si dhe mbi ritmet e rritjes së këtij ekspozimi në kohë. Faktet e përftuara përmes këtij studimi, nëse do të interpretohen me kujdes, duke u analizuar në raport edhe me fakte të tjera shkencore, përmirësojnë monitorimin e situatës dhe në përgjithësi njohurinë që kemi mbi zhvillimin e pandemisë në vendin tonë.

Metodologjia e aplikuar është e përshtatshme si në dimensionin laboratorik (testi imunologjik i aplikuar ka vlefshmëri të lartë), ashtu edhe atë epidemiologjik (madhësia e kampionit në raundin e dytë të studimit është korrekte në kushtet e një seroprevalence të lartë). Për këtë arsye besojmë se rezultatet e këtij studimi duhet të pasqyrojnë, brenda një kufiri të caktuar besimi, praninë e antitrupave specifikë IgG anti-Sars-Cov-2 në popullatën 20-70 vjeç të qytetit të Tiranës, të mbuluar nga qendrat shëndetësore të përfshira në studim, pa atë pjesë të popullatës që nuk përdor apo nuk bashkëpunon me shërbimet shëndetësore publike.

Gjejmë rastin të rikujtojmë që, megjithëse sot dimë më tepër mbi qarkullimin e virusit dhe shohim më shumë dritë në fund të tunelit, pandemia vazhdon dhe rreziku për sëmundshmëri të rëndë dhe humbje jete nga ky infeksion do të vijojë të mbetet i lartë edhe gjatë vitit në vijim.

/Gazetareforma.com

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Shifrat nga pandemia në Kosovë, 4 viktima dhe qindra raste të reja me covid-19 (BILANCI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.