Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Coronavirusi, ndërpritet transporti publik në Tiranë

21:58 11/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Që nga 9 marsi vendi ynë është përfshirë në “luftën globale” kundër Coronavirusit.

Në këto ditë masat janë përshkallëzuar, teksa janë mbyllur shkollat, janë pezulluar aktivitetet publike, janë mbyllur lokalet, restorantet dhe të gjitha vendet e tjera publike, si edhe është urdhëruar vetëkarantinimi i personave të kthyer nga Italia.

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa lajmëruan se numri i të prekurve ka shkuar në 15, paralajmëruan të tjera masa kundër Coronavirusit, ku thanë se po vlerësohet fakti se që nga nesër ose në ditët në vijim do të ndalohet transporti urban në rrethin e Tiranës dhe Durrësit.

Mirëpo, kryebashkiaku i Tiranës nuk ka vonuar në marrjen e kësaj mase teksa ka deklaruar në një intervistë për Euronews se do firmos urdhrin mbrëmjen e sotme.

“Menjëherë pas intervistës, unë do nënshkruaj urdhrin që e bën efektiv bllokimin e transportit publik në Tiranë. Jemi në një situatë ku tashmë transporti është kufizuar, ka rënë me 70% fluksi i lëvizjes, duam që të bjerë edhe ky 30%. Virusi ka një  kurbë të vetën, pra mbi të cilën vepron mbi popullatë, sigurisht që mënyra sesi afekton popullatën, është në përpjestim të zhdrejtë me masat që merren. Do të thotë, preken më pak banorë në një kohë më të shkurtër nëse merr më shumë masa dhe minimizohet në maksimum lëvizja. Kështu që do t’i besojmë shkencës, do t’i besojmë fakteve, do t’i besojmë realiteteve të ngjashme që kanë përballuar krizën, të cilat na thonë që – Po, janë disa masa absolutisht jo-popullore. Është jo-popullore t’i thuash fëmijëve – Mos luaj në këndin e lodrave. T’i thuash të moshuarëve – Mos luani domino. Edhe t’i thuash të tjerëve të ecin në këmbë nëse është absolutisht e nevojshme, ose me biçikletë siç bëjmë shpesh në Bashkinë e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Në kryeqytet ka zbarkuar Policia Bashkiake, që ka filluar zbatimin e udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj për informimin përmes qendrave të zërit në çdo lagje, masë kjo e marrë edhe nga Italia.

“Teksa ne jemi duke folur, jemi shpërndarë me disa kamionçina në qytet duke bërë thirrje me qendra zëri. Jemi realisht në situatë lufte, por duhet të informohemi. Në këtë lloj beteje na duhet që secili të rrijë në shtëpi, si e vetmja mënyrë që çdokush të jetë i dobishëm”

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.

Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.

Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.

Të lidhura

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Para

Besa Shahini urdhëroi që të bëhej mësim online, por situata është thjesht 'kaotike'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.