Skip to content
Kryesore

“Buxheti për vitin 2025”/ Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

· 1 min lexim

Mblidhet sot në orën 13:00 , Konferenca e Kryetarëve, ku në fokus do të jetë Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”.

Gjithashtu do të diskutohet edhe në lidhje me shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.

Kuvendi njofton se në rend dite do të jenë:

1. Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”, nga ministri i Financave;
2. Shqyrtimi i projektkalendarit të veçantë për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”;
3. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 4 nëntor – 22 nëntor 2024;
4. Shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.