Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bushati: Qytetarët nuk ushqehen me hapje e mbyllje kapitujsh me BE-në

10:34 07/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, evokon Lëvizjen Studentore të 30 vjetëve më parë dhe hedh parullën e asaj kohe “‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Duke përshëndetur raportin e Komisionit Evropian dhe planin e mbështetjes ekonomike, Bushati, nënvizon se qytetarët nuk ushqehen me hapje e mbyllje kapitujsh.

“Ndonëse zyrtarizimi i bisedimeve për anëtarësim mbart një simbolikë të veçantë, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk ‘ushqehen’ me hapje e mbyllje kapitujsh. Për ta rëndësi ka perspektiva zhvillimore e vendit, cilësia e jetës, mbrojtja e promovimi i vlerave europaine, të cilat, lidhen drejtpërdrejt me progresin drejt BE-së. Sa më shumë ta çmitizojmë këtë proces e sa më shumë ta lidhim me jetën e qytetarëve aq më rezultativ do të jetë presioni i opinionit publik për ndërmarrjen e reformave që sigurojnë cilësi dhe shpejtësi në këtë proces”, shkruan në mesazhin e tij Ditmir Bushati.

“Si çdo vit, Komisioni Europian prezantoi paketën e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Veçantia kësaj radhe qëndron tek Plani i mbështetjes ekonomike dhe investimeve, që shoqëroi paketën e zgjerimit. Zbatimi i këtij plani do të reduktojë hendekun ekonomik dhe zhvillimor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Krijimi i një tregu të përbashkët e të integruar, që funksionon në bazë të rregullave dhe lirive të BE-së do të sjellë përfitime të konsiderueshme për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pa zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe investim në kapitalin njerëzor nuk ka shtet të së drejtës dhe pa shtet të së drejtës nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ndaj, kjo paketë duhet të konsiderohet edhe si shtysë për kryerjen e reformave të domosdoshme për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme që bazohet në dije.

Për ne, nuk ka asnjë alternativë përkundrejt rrugës sfiduese të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që siguron mirëqenie për qytetarët. Rrugë, e cila kërkon pronësi mbi reformat, vizion shtetkonsolidues dhe përgjegjësi politike.

Komisioni Europian vlerësoi gjithashtu reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe identifikoi sfidat për t’u adresuar me qëllim zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian”, deklaron Bushati.

“Ky vit është i veçantë për Shqipërinë. Pas pak javësh ne do të përkujtojmë 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin epokal nën moton ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Nuk ka vepër më fisnike për të nderuar brezat që sakrifikuan për lirinë, nuk ka investim më të sigurtë për gjeneratën e re, sesa puna e përbashkët për përmbushjen e këtij objektivi kombëtar”, përfundon Bushati.

/Gazeta Reforma/

Etiketa: BEBushatiintegrimi

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para

FOTO+VIDEO/ Digjet makina luksoze e biznesmenit në Pogradec, pronar karburanti e restoranti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.