Skip to content
Të Gjitha

Bushati ngushëllon Parisin: “Trishtim për viktimat”

· 1 min lexim

Ministri aktual i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ngushëlluar në emër të të gjithë shqiptarëve, familjarët e viktimave, që humben jetën pas shpërthimit sot në Paris.

Me anë në një mesazhi në Tweeter, Bushati shpreh trishtimin për incidentin që i mori jetën 4 personave.

“Trishtim dhe solidaritet i të gjithë shqiptarëve me parizianët dhe familjet e zjarrfikësve, viktima të aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në Paris”, shkruan ai.

Mediat vendase raportojnë se nga flakët, kanë humbur jetën 4 persona dhe 32 të tjerë janë plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.