Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bushati: Duhet ta doni politikën, nuk janë të gjithë politikanët njëlloj

10:59 18/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditmir Bushati ka sjellë në vëmendje rëndësinë e votës në zgjedhjet e 25 prillit. Për të shpjeguar përse është e rëndësishme që qytetarët të votojmë masivisht, Bushati ka zgjedhur një monolog të Roberto Benignit.

Statusi i plotë:

Shpjegimi brilant i Roberto Benignit pse është e rëndësishme pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit!

“Ju them dy gjëra, kushtetuta ka dy armiq: armiku i parë është indiferenca ndaj politikës, kjo është, mungesa e interesit ndaj politikës.

Ju do të më thoni: -“Benigni, në këtë fushë a mund të na thoni që ta respektojmë politikën?” Jo, në fakt nuk do t’ju them ta respektoni, unë do t’ju them ta doni. Ta doni politikën.Është gjëja më fisnike në mendimet njerëzore për të ndërtuar jetën sëbashku.

Për të organizuar paqen, qetësinë dhe punën. Është vetëm politika dhe nuk ka disiplinë tjetër.Dhe kush është i përfshirë në të e di këtë gjë.

Prandaj unë ju them juve ta doni politikën. Të mos kesh interes për politikën është sikur të mos kesh interes për jetën.

Ju thoni: – “Nuk më intereson fare”

Por si mund të jesh indiferent ndaj politikës?

Do të thotë jo vetëm të mos jesh interesuar për jetën tënde, por as nuk kujdesesh për fëmijën tënd: A do të shkojë në shkollë, a do të marrë një edukim të mirë,do të kurohet nëqoftëse sëmuret, a do të gjejë punë nëse do të martohet.

Ende nuk të intereson. Si të duash!

E lë në dorë të të tjerëve? Jetën e fëmijës tënd? Vetë jetën tënde?

Kjo është politika. Organizon jetën tonë. Ndërtimin e jetës sonë. Ata që kanë shkruar këto gjëra janë politikanë,politikanë që merren me politikë nga mëngjesi deri në darkë. Ata kanë hartuar këtë gjë të madhështore (Kushtetutën),që na shpëton.

Këto janë gjëra të jashtëzakonshme, prandaj ne duhet të jemi të interesuar. Jo nga mëngjesi deri në darkë. Por është jeta jonë. Të përbuzësh politikën do të thotë të përbuzësh veten. Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me ata që e përfaqësojnë atë në një kohë të caktuar. Ka disa politikanë të tmerrshëm. Nëse një prind e godet fëmijën nga mëngjesi nuk duhet të fajësojmë atësinë. Atësia është e mrekullueshme. Por në këtë rast fajësuesi është ky babë. Ka politikanë që nuk i duam por jo të gjithë janë njësoj.

Kur themi se politikanët jane të gjithë njësoj, i bëjmë një nder të ligut, të pandershmit dhe budallait, sepse kështu tregojmë se nuk jemi të aftë t’i dallojmë nga të tjerët.

Ata e pëlqejnë këtë sepse është sikur mos t’i njohim ata për atë çka janë në të vërtetë.

Dhe do të thonë: “Ja, nuk na ka kapur asnjeri; hajde para, bashkohu dhe ti me ne. Asnjeri nuk sheh gjë, të gjithë jemi njësoj, të gjithë të tmerrshëm”.

Por duke mos u interesuar për politikën ne e ushqejmë këtë lloj mentaliteti.

Armiku i dytë i kushtetutës dhe të jetës sonë në paqe dhe harmoni është të mos votosh. Voto! Voto! Është e vetmja vegël që kemi.

Që të fitonim të drejtën për të votë mijëra, mos themi miliona, kanë sakrifikuar jetën e tyre …për të na dhënë ne të drejtën të shprehim çka duam. Gjithmonë ka një diferencë

Edhe midis dy të këqijave, gjithmonë njëra që është më pak e keqe. Çdonjëri nga ne ka më shumë fuqi sesa mendon për të ndryshuar diçka në këtë botë. Çdonjëri prej nesh mbart kontributin e tij të padukshëm por konkret ndaj të mirës dhe të keqes. Për çka është e drejtëapo e padrejtë. Është një kontribut i vogël, por është aty. Veprimi më i gabuar është të heqim dorë nga kjo e drejtë dhe të mos votojmë.

Ju do të thoni: – “Benigni, unë bëj çka dua unë”.

Fort mirë! Prapëseprapë Kushtetuta është hartuar për të mbrojtur liritë tona.

Por ka një artikull mbi votën që thotë: Ne të japim të gjitha mundësitë, por mos absteno! Edhe nëse gabon dhe voton për gjënë e gabuar, ti i jep njërit mundësinë që të të luftojë. Të thuash: “Unë nuk jam dakord”. Dhe kjo na jep një mundësi për të organizuar jetën tonë. Por nëse ti abstenon, kjo është diçka e tmerrshme.

Është e tmerrshme, është si Ponci Pilat. Ju i dorëzoheni turmës dhe turma gjithmonë zgjedh Barabën… gjithmonë”.

Etiketa: Ditmir Bushati

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Para

Vaksinohet me shumë se gjysma e popullsisë, Izraeli heq maskat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.