Skip to content
Bota

Burri masakroi me thikë gruan në vendin e punës, del foto e çiftit shqiptar në Itali

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Genova të Italisë, ku protagonist u bënë një çift shqiptarësh.

Eduart Zyberi masakroi me thikë gruan e tij, Lareta Zyberi, teksa kjo e fundit po punonte.

Mediat italiane kanë publikuar foton e çiftit.

Viktima ishte e punësuar nga një shtetas italian, për të kryer punët e shtëpisë.

Kur u kthye nga puna ai e gjeti Lauretën të larë në gjak.

Pranë saj ndodhej dhe burri, i cili ishte i pavetëdijshëm.

Ky i fundit kishte tentuar t’i jepte fund jetës duke u vetëvrarë.

Pas kujdesit mjekësor, agresori është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është vendosur nën masën e arrestit.

Sipas hetuesve, ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.