Skip to content
Aktualitet

Bulqizë/ Vritet dhëndri nga njerëzit e nuses

· 1 min lexim
Një ngjarje e rëndë që ka shënjuar një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur në Bulqizë në fshatin Topojan.

Viktima është nga fshati Gjoricë, dhëndër i një familjeje dhe mësohet se ai është vrarë nga njerëzit e nuses në banesën e tyre.

Ndërkohë nuk dihet ende identiteti i tij, por mësohet se ky i fundit një ditë më parë kishte plagosur me thikë kunatin.

Ai u qëllua me mjete të forta pas koke, gjë që i shkaktuar atij vdekjen.