Skip to content
Aktualitet

Budina shkon në rrënojat e Teatrit Kombëtar: Më vranë gjënë më të shtrenjtë, nuk do ta lëmë me kaq

· 1 min lexim

Regjisori Edmond Budina, ende nuk e kaluar dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar prishja e Teatrit Kombëtar ditën e djeshme.

Sot ai ka shkuar pranë rrënojave të teatrit dhe i pikëlluar është shprehur se i kanë prishur gjënë më të shtrenjtë, gjënë më të dashur që ka pasur në jetë.

Sipas Budinës, e gjithë pasuria e teatrit është varrosur në ato rrënoja dhe se sot gjithçka është një skenë krimi për të.

“Ndihem sot si një njeri që kthehet në skenën e krimit, ku i kanë vrarë mbase gjënë më të dashur që ka pasur në jetë.

Është e dhimbshme të shikosh këto eskavatorë që gërryejnë dhe e fshehin atë që dy ditë më parë e thanë me gojën e tyre, që duhet të shpëtohet gardëroba, ekuizita.

Të gjithë pasurinë e atij teatri u varrosën në ato rrënoja, revoltohesh nga ky xhest”, u shpreh Budina.

Budina shprehet se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk do ta lërë me kaq këtë çështje e do vijojnë protestat.

Madje ditën e sotme në orën 16:30 do të mbahet protestë në shenjë revolte ndja prishjes së Teatrit Kombëtar.