Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bojkoti i supermarketeve në Kroaci shtrihet në Ballkan: Po në Shqipëri?

14:12 12/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në një konferencë për shtyp në Zagreb, Josip Kelemen, drejtues i platformës qytetare “Halo, inspektore” (Tungjatjeta inspektor), njoftoi vazhdimin e bojkotit të dyqaneve dhe shërbimeve, duke këshilluar qytetarët kroatë të shmangin blerjet këtë të premte. Ky bojkot ka përfshirë edhe rrjetin e supermarketeve Konzum, për të cilat konsumatorët vendosën të mos blejnë për një javë të tërë pas një ankete online ku morën pjesë mbi 150 mijë qytetarë.

Ky rebelim i konsumatorëve kroatë filloi para tre javësh, me grevën e parë që nisi më 24 janar, dhe ka vazhduar me bojkotin e dytë javën e kaluar, ku u shënua një rënie e shitjeve me 44 për qind. Shkak për këtë veprim janë çmimet e larta të ushqimeve dhe energjisë, për të cilat Kelemen thotë se janë rritur ndjeshëm më shumë se në vendet perëndimore të BE-së. Ai thekson se në Kroaci, çmimet e energjisë dhe shërbimeve janë të fiksuara, ndërsa pagat nuk i mbulojnë këto rritje.

Ekonomistët, si Vedrana Pribičević, argumentojnë se inflacioni në Kroaci ka rritur shpenzimet publike dhe ka krijuar një mungesë të fuqisë punëtore, gjë që ka çuar në rritjen e pagave dhe çmimeve. Ajo thekson se turizmi ndikon në inflacion, por nuk është shkaku kryesor. Megjithatë, bojkotet vazhdojnë dhe konsumatorët e shohin si një mundësi për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj çmimeve të larta.

Kelemen ka mbledhur dëshmi të ndryshme, duke krahasuar çmimet e produkteve në Kroaci me ato në shtete të tjera të BE-së, ku ka vërejtur se produktet janë shumë më të shtrenjta në Kroaci. P.sh., një shpëlarës për lavastoviljet në Gjermani shitet për 95 cent, ndërsa në Kroaci për 2.65 euro. Kelemen dhe të tjerë besojnë se kjo situatë është për shkak të mungesës së kontrollit të çmimeve dhe praktikave abuzive të tregtarëve.

Përballë këtij bojkoti, qeveria e Kroacisë ka ndërhyrë duke vendosur çmimet e 70 mallrave të domosdoshëm, por kjo masë nuk ka kënaqur qytetarët, të cilët akuzojnë autoritetet për mbështetje të çmimeve të larta.

Lëvizja e konsumatorëve kroatë është shpërndarë tashmë në të gjithë Ballkanin, duke organizuar protesta të ngjashme në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti edhe në Kosovë. Kelemen shprehu mbështetje për këto protesta dhe nënvizoi se e gjithë kjo është një luftë për të drejtat e konsumatorëve në rajon.

Etiketa: bojkotikroaciMarketeshqiperi

Të tjera

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare. Prej disa kohësh ai ndodhej në...

14:53 31/10/2025
Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga opozita për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Vendimi u mor pas...

12:44 31/10/2025
Para
Rinis seanca për Veliajn në GJKKO

Rinis seanca për Veliajn në GJKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano

14:53 31/10/2025
Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:44 31/10/2025
Horoskopi sot, 13 maj 2023

Horoskopi: 31 tetor 2025

09:47 31/10/2025
“Janë bërë pagesa pa kryer shërbime!” Skandali i hemodializës zbërthen aferën e Klodian Allajbeut, KLSH të auditojë kontratën 10-vjeçare!

“Janë bërë pagesa pa kryer shërbime!” Skandali i hemodializës zbërthen aferën e Klodian Allajbeut, KLSH të auditojë kontratën 10-vjeçare!

00:01 31/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.