Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BIRN: Qeveria mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

12:30 07/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në një konferencë për teknologjinë në Dubai në fillim të vitit 2024, kryeministri Edi Rama nuk ngurroi të bëjë një deklaratë të pazakontë për audiencën ndërkombëtare, teksa ndodhej në skenë përkrah ish-kryeministrit britanik Tony Blair.

“Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i përfshirë në politikë pa të,” deklaroi Rama, duke e cilësuar Blair si modelin dhe frymëzimin e tij për t’u përfshirë në jetën politike.

“Dhe përpara se ta njihja, ai ishte modeli dhe frymëzimi im për të hyrë në politikë…,” shtoi ai.

Por marrëdhëniet e Ramës me Tony Blair-in shkojnë përtej admirimt personal. Prej janarit 2024, organizata e Blair-it “Tony Blair Institute for Global Change” ka hapur zyrtarisht degën e saj në Shqipëri, duke hyrë në marrëdhënie konsulence me qeverinë shqiptare, kontrata që, sipas raportimeve, nuk janë bërë publike.

Instituti, i themeluar nga Blair në vitin 2016 dhe që operon në mbi 45 vende të botës, ka regjistruar në Shqipëri një zyrë me adresë në katin e tretë të “Torre Drin” në Tiranë, drejtuar nga David Stephenson, me tetë punonjës të regjistruar dhe të ardhura për vitin e parë në vlerën e 9.1 milionë lekëve (rreth 94 mijë euro).

Megjithatë, vizitat në këtë adresë nuk kanë evidentuar asnjë shenjë aktiviteti të drejtpërdrejtë të institutit, zyrat përdoren aktualisht nga një kompani kontabiliteti që, sipas regjistrimeve, menaxhon edhe dokumentacionin e Tony Blair Institute në Shqipëri.

As Këshilli i Ministrave dhe as Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI) nuk kanë dhënë sqarime konkrete mbi përmbajtjen e marrëveshjeve me institutin. Edhe pse AKSHI e ka pranuar se përfiton nga ekspertiza e institutit, ajo ka theksuar se kontrata është nënshkruar nga Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë, përtej aktivitetit të TBI, një tjetër kompani britanike, “Delivery Associates”, po ushtron gjithashtu ndikim në institucionet shqiptare. Kjo kompani, themeluar nga Sir Michael Barber, ish-bashkëpunëtor i Tony Blair në vitet 2001-2005, ka nisur një marrëveshje konsulence me Bashkinë e Tiranës për të strukturuar modelin organizativ të administratës.

Kryeministri Rama deklaroi publikisht se ky model do të shtrihet edhe në bashkitë e tjera, ndërsa Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Arbjan Mazniku, saktësoi se konsulenca po ofrohej pikërisht nga Delivery Associates dhe jo nga Tony Blair Institute.

“Raporti që Delivery Associates ka bërë për Bashkinë e Tiranës është cilësor dhe udhëzimet do të përdoren edhe nga bashkitë e tjera ‘pa kosto’ për to dhe as për qeverinë,” deklaroi Mazniku për BIRN.

Por ende mbetet e paqartë nëse ky bashkëpunim i dyfishtë, nga njëra anë me institutin e Blair-it dhe nga ana tjetër me një firmë të drejtuar nga një bashkëpunëtor i tij, është pjesë e një strategjie të qëllimshme apo thjesht një përplasje deklaratash.

Bashkia e Tiranës, për pjesën e saj, refuzoi të vërë në dispozicion kontratën me “Delivery Associates”, duke pretenduar se “sektori i Arkivit… konstatoi mungesë të të dhënave të nevojshme për identifikimin e dokumentacionit”, dhe në mënyrë paradoksale kërkoi nga gazetarët që t’i jepnin numrin dhe datën e protokollit të dokumentit që kërkojnë.

Tony Blair Institute, Delivery Associates dhe drejtoresha e kësaj të fundit për Europën, Anna Sakiqi, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga BIRN deri në publikimin e artikullit.

Marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me Tony Blair-in dhe rrjetin e tij nuk janë të reja. Që në vitin 2013, Rama nisi bashkëpunimin me “Tony Blair Associates” një marrëdhënie që zyrtarisht përfundoi në vitin 2016, por për të cilën nuk u bë kurrë transparencë mbi përmbajtjen dhe koston.

Në të njëjtën kohë, edhe studio ligjore e bashkëshortes së Blair-it, Cherrie Blair, përfitoi kontrata me qeverinë shqiptare, duke shtuar më tej dyshimet për një lidhje të ngushtë por të paqartë mes interesave private dhe vendimmarrjes publike në Shqipëri.

Në mungesë të kontratave dhe të dhënave financiare konkrete, qytetarët mbeten në errësirë për sa i përket natyrës së këtyre marrëveshjeve dhe impaktit të tyre në financat publike. Dhe ndërsa Rama nuk kursen lavdërimet për figurën e Tony Blair, transparenca në këtë partneritet politik e ekonomik mbetet një nga boshllëqet më të mëdha të qeverisjes së tij.

Etiketa: BIRN

Të tjera

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!
Kryesore

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Nga Denis Dyrnjaja Ngatërrohet me qëllim, pa dashje apo pa dije kjo puna e lirisë se medias. Sot nuk është...

23:23 09/08/2025
Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se Gentian Sula, administrator dhe një nga ortakët e shoqërisë së sigurimeve “Intersig-Viena...

21:21 09/08/2025
Para
Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin

Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

23:23 09/08/2025
Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

21:21 09/08/2025
Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

15:32 09/08/2025
Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

12:39 09/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.