Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bilanci i një viti pandemi/ Edhe sa do të vazhdohet me këtë “normalitet” të ri?

10:22 14/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kemi kaluar një vit që askush nuk e priste. Fillimi i marsit 2020 solli një kthesë të paparashikuar të ngjarjeve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Vendi u detyrua të mbyllej menjëherë, në linjë me atë që po ndodhte me shpejtësi në të gjithë Europën, përballë një virusi, që nuk njihej dhe nuk dihej se si mund të luftohej. Me ekuacionin që atëherë kishte shumë të panjohura, të gjitha vendet zgjodhën të mbronin shëndetin përballë ekonomisë, derisa të arrinin gradualisht zgjidhjen e tij, ose nëpërmjet kurimit, apo duke shpikur vaksinën.

Sot, kur ka kaluar një vit nga nisja e pandemisë, bilanci i asaj që ka ndodhur në vend, është i dukshëm:

-Qeveria zgjodhi ekonominë përpara shëndetit:Mbyllja e menjëhershme në tremujorin e dytë kishte pasoja të rënda për ekonominë. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 10.2% në tremujorin e dytë, pas një tkurrje prej 2.5% në të parin, duke shënuar ecurinë më negative që nga viti 1997. Ritmet e rënies u ngadalësuan në të tretin, por për 9-mujorin (të dhënat e fundit të disponueshme), vendi është tkurrur me 5.52%. Pas mbylljes së fortë, qeveria nuk “guxoi” më me karantina të tjera të ashpra, duke u mjaftuar me disa kufizime të lehta.

Nuk e bëri këtë as në nëntor dhe dhjetor, kur vala e pandemisë ishte e fortë, duke rritur ndjeshëm fatalitetet në vend dhe duke krijuar mbingarkesë në sistemin shëndetësor. Në prag të zgjedhjeve, shpenzimet buxhetore vijuan me vrull, duke hapur fronte pune për projekte të mëdha infrastrukture, çka i lë më pak hapësirë për të përballuar shpenzime të papritura, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

-Vdekshmëria në vend është rritur mbi mesataren europiane:Zgjedhja e ekonomisë para shëndetit (një dilemë në fakt që shtetet e zhvilluara e morën në favor të jetës) nuk erdhi pa pasoja. Në 2020-n, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, numri i jetëve të humbura u rrit me mbi 26%, që është më e larta në Europë (e dyta është Maqedonia me +22%).https://www.monitor.al/pandemia-me-fatale-ne-shqiperi-ne-2020-n-kishim-rritjen-me-te-larte-te-vdekjeve-ne-europe-arsyet/

Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021, janë rreth 8,500 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Vetëm në katër muajt e fundit, nëntor 2020-shkurt 2021, kur kulmuan dy valë pandemie (nëntor-dhjetor dhe pastaj në shkurt) dhe qeveria rezistoi të mbyllte vendin, janë shënuar rreth 6000 fatalitete shtesë, ose rreth 70% e totalit të humbjeve të jetëve shtesë në një vit pandemi.

-Informaliteti u rrit:Indikatorët indirektë, si rritja e parasë jashtë bankave, që ka arritur në nivele rekord, apo investimet rekord në pasuritë e paluajtshme gjatë periudhës së karantinës tregojnë për një rritje të informalitetit në ekonomi. Një raport i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) theksonte se Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave, për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe sektorit informal, përfshi paratë që hynë nga jashtë.

-Kriza nxori në pah problemet strukturore të ekonomisë. Përqendrimi te tregtia dhe shërbimet, numri i madh i subjekteve të vogla, niveli i lartë i vetëpunësimit (gati 35% e totalit), informaliteti i punës, mungesa e konkurrueshmërisë, shfrytëzimi vetëm i avantazhit të krahut të lirë të punës, mungesa e sofistikimit etj., ishin probleme strukturore të ekonomisë sonë, që u përkeqësuan dhe më shumë gjatë pandemisë. Ritmet e mbylljes së subjekteve të vogla janë shtuar (për janar-shkurt të këtij viti, bizneset që kaluan në status pasiv u rritën me 26%). Ndryshimet strukturore që pritej të ndodhnin gradualisht kanë përshpejtuar ritmin dhe në afat të shkurtër, kjo mund të sjellë përkeqësim të treguesve të vetëpunësimit.

-Normaliteti i ri do të vazhdojë gjatë.Ndonëse shumë ndryshore të ekuacionit tashmë janë të njohura, zgjidhja e tij duket larg fundit. Lajmet e mira për vaksinat dhe efikasitetin e tyre shpesh sfumohen me variantet e reja të viruseve, që përhapen më shpejt apo janë më vdekjeprurës.

Këtë vit, njerëzit e kanë ndryshuar stilin e tyre të jetesës, bizneset janë detyruar të reflektojnë, vetëm qeveria duket se e ka marrë pak më lehtë. Teksa parashikimet mbeten gjithnjë të vështira, për momentin veç një gjë është e sigurt: duhet të mësohemi e përshtatemi, pasi bashkëjetesa me virusin duket se do të jetë e gjatë!/ Monitor.al

Etiketa: Bilanci i një viti pandemi/ Edhe sa do të vazhdohet me këtë “normalitet” të ri?

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Shtohen kontrollet për Ditën e Verës, ja masat që janë paralajmëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.