Skip to content
Bota

Bëri sherr me pronarin e lokalit, shqiptari përfundon i plagosur

· 1 min lexim

Një 37-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se konflikti u regjistrua në një lokal nate në Pontecurone.

Shqiptari u përfshi në sherr me pronarin e lokalit 58 vjeç.

Identiteti i shqiptarit dhe autorit të plagosjes nuk janë identifikuar ende.

Sipas dëshmitarëve okularë, ishte pronari i lokalit që plagosi shqiptarin.

Policia italiane arrestoi pak çaste më vonë pronarin e lokalit në afërsi të një supermarketi.

Ai u shoqërua në polici, ku rrëfeu krimin dhe tregoi se armën e kishte hedhur pranë një hekurudhe.

Shqiptari i plagosur ndërkohë është jashtë rrezikut për jetën.