Skip to content
Aktualitet

Bëj ç’të dua unë!”, deputeti Roshi debaton sërish me qytetarët në Sarandë për të ndërtuar në tokë publike

· 2 min lexim

Deputeti Artur Roshi ka vijuar përplasjet me qytetarët e Sarandës. Këta të fundit nuk e lejojnë politikanin të vijojë me ndërtimet e tij në një tokë që sipas tyre është publike.

Në një video të publikuar nga “Dosja.al”, Roshi shihet përballë një grupi qytetarësh, të cilët i kërkojnë llogari dhe shprehen se nuk mund ta lejojnë atë të ndërtojë në një tokë publike.

Deputeti u thotë se nuk ka përse i merr leje asnjë qytetari dhe se mund të ndërtojë çfarë t’i dojë qejfi. Këtë e argumenon me faktin se ka që në vitin 1999 aty.

Pjesë nga biseda që dëgjohet edhe në video:

Qytetari: Tani kjo është prona jote? Na e vërteto këtë, nëse jo s’mund të vazhdosh me ndërtimin.

Roshi: Ti kush je njëherë e zëmë se të pyes ti kush je?

Qytetari: Jam avokat.

Roshi: Do të flasim si avokat, hajde flasim si avokat, unë këtu bëj ç’të dua se kam ardhur që në vitin 1999.

Qytetari: Po ne po flasim si njeri. Kjo është tokë publike.

Roshi: Po si njeri pra po të flas, kam zënë gjë tokën tënde? Ti nëse je avokati i këtij, ik fol te prona e tij, s’ke punë këtu.