Skip to content
Të Gjitha

Bëhet nënë për herë të dytë, Spiropali zbulon emrin e djalit

· 1 min lexim

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj, të cilit ia ka vënë emrin Kren.

Ka qenë vetë ministrja, e cila ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit në profilin e saj në Facebook.

Ajo shfaqet në një foto pas lindjes, së bashku me vajzën e saj Naltën.

Elisa Spiropali e mori detyrën e saj si ministre më 5 janar të vitit të shkuar, pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta.

Më parë Spiropali ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.