Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE nuk bie dakord për për t’u dhënë garanci vendeve të Ballkanit, Gjipali: Lajm jo pozitiv, por jo fatal

22:22 30/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

“Gënjeshtra europiane”. Kjo është tema që është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në News24 nga njohës të integrimit dhe nëse do të vazhdojë procesi i zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eksperti i çështjeve të integrimit Gledis Gjipali komentoi artikullin e “Reuters” i cili thotë se Bashkimi Europian nuk bie me dakord për t’u dhënë garanci vendeve të Ballkanit Perëndimor se një dite do të jenë pjesë e Unionit.

“Reuters” shkroi se ka folur me katër diplomate europianë si edhe ka parë një dokument të brendshëm që konfirmon këtë qëndrim. Gjipali e cilëson një lajm jo pozitiv, por jo fatal, pasi sipas tij procesi vazhdon.

“Sigurisht që ka të vërteta, jo vetëm për faktin që është agjenci që nuk lëshon lajme për sensacion, por edhe për faktin që nuk u pasua me ndonjë përgënjeshtrim. Është lajm jo pozitiv sigurisht, por nuk është një lajm fatal, nuk është se u ndërpre këtu procesi. Nuk është pozitiv sepse vetë vizita jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte e rëndësishme për të ritheksuar dhe njëherë angazhimin europian, por po të shohim fokusin, si vizita dhe samiti është më i fokusuar tek fondet e BE, tek ajo ndihmë që po jep për ringritjen pas pandemisë. Ka një fokus më shumë tek ndihma konkrete që BE po e jep duke e lënë pak në hije dimensionin politik që është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

I pyetur nëse po funksionon ideja e presidentit francez Emanuel Macron për integrimin me dy rrathë, me dy nivele, Gjipali tha se fakti që u hodh si tezë nga një nga dy vendet më të rëndësishme e bën të mundshme pavarësisht se në atë moment u kundërshtua hapur nga një sërë grupesh.“Është një tezë shqetësuese që ngelet si një alternativë në hije e procesit të integrimit që për fat të keq pas 20 vitesh nuk po prodhon rezultate. Pra janë të lodhur si Brukseli, ashtu dhe vetë vendet”, tha ai.Lidhur me përmendjen e tre vendeve në shkrimin e Reuters, që deri para largimit të Britanisë së Madhe nga BE, ishin më pranë Londrës dhe nëse në këtë dualizmin franko-gjerman, Franca është më e fortë, Gjipali tha se më duket e vështirë që Franca është dominuese.

Pati një ide të tillë sidomos me ardhjen e presidentit Macron, i cili hodhi dhe ide të tjera për Europën, që Europa aktuale nuk po funksionon. Diagnoza e Macron ishte e saktë, por ka shumë fjalë, retorikë por asnjë iniciativë konkrete me një dinamikë zhvillimi për institucionet e BE. Në këtë kuadër e shoh të dobët Francën në krahasim me Gjermaninë, me pozicionin që ka, me fuqinë ekonomike për të ndikuar apo për të dhënë drejtime të ndryshme në orientimin e BE. Ka një boshllëk me largimin e Merkel, që ka disa muaj që ndihet, por nuk është plotësuar dot nga Macron dhe kjo është bërë e dukshme dhe pas refuzimit që erdhi me metodologjinë e zgjerimit. Nuk mendoj në një të ardhme afatshkurtër që Franca të marrë frerët e BE-së”, deklaroi Gjipali.

Etiketa: artikulldiskutimGledis Gjipalireuters

Të tjera

11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë
Kryesore

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë, duke propozuar heqjen e “arrestit në burg”...

13:31 06/08/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të zbatimit të masës së...

10:06 04/08/2025
Para
Vaksinat anti-COVID/ Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë përsërisin udhëzimin për gratë shtatzëna

Vaksinat anti-COVID/ Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë përsërisin udhëzimin për gratë shtatzëna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

07:57 08/08/2025
Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.