Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bashkitë u futën në kolaps, inceneratori i Tiranës fitime 7.4 mln euro

08:29 03/02/2025
Reading Time: 4 min lexim
Bashkitë u futën në kolaps, inceneratori i Tiranës fitime 7.4 mln euro

Me disa muaj vonesë, Integrated Energy BV SPV, kompania që ka koncesion inceneratorin e Tiranës ka dorëzuar bilancin e vitit 2023, ku rezulton se kompania ka arritur një fitim para taksave prej 7.4 milionë euro, me një normë fitimi (fitim para taksave/ardhurave) rekord prej 47%, ose gati gjysmën e parave që ajo ka arkëtuar, duke përpunuar mbetjet e bashkive dhe depozituar dhera e inerte nga entet private.

Nga 31 korriku 2023, inceneratori ka qenë në sekuestro Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, teksa nisi hetimi nga SPAK për abuzim dhe pastrim parash.

Nga bilanci rezulton se kompania ka realizuar të ardhura totale prej 1.57 miliardë lekësh (15.7 mln euro) në 2023, me një rënie prej 43% në krahasim me vitin e mëparshëm, kur arkëtimet totale ishin 2.7 miliardë lekë. Tkurrja i dedikohet faktit që kompania nuk ka raportuar të ardhura nga kryerja e punimeve të investimit sipas kontratës së koncesionit, që në 2022 kishin qenë 1 miliardë lekë. Sipas përshkrimit në bilanc, këto të fundit janë të ardhura nga procesi i autofaturimit[1] të investimeve në zbatim të kontratës mëmë koncesionare.

Në 2023, ky zë ishte vetëm 109 milionë lekë. Sipas raportit të pasqyrave financiare, niveli i ulët i investimeve të realizuara lidhet me faktin se subjekti ka pasur detyrime të mbartura që kanë krijuar situata bllokuese financimi si nga fitimet e realizuara por edhe nga burime të tjera financimi, pasi statusi aktual “Sekuestro preventive” ka ngrirë marrëdhëniet me bankat si financuese të mundshme të projektit.

Të ardhurat kryesore në 2023-n inceneratori i ka gjeneruar nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte” për bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë, Kavajë, që kanë kapur vlerën e 1.16 miliardë lekë (gati 12 mln euro), të ndjekura nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte për Entet private”, me vlere 257 mln lekë (2.6 mln euro).

Bashkitë u futën në kolaps, inceneratori normë fitimi 47%

Në vitin 2023 Bashkia e Kavajës dhe ajo e Durrësit çuan 27 për qind të shpenzimeve të përgjithshme për pastrimin e mbetjeve, dhe kishin peshën më të lartë të shpenzimeve për këtë zë nga të gjitha bashkitë e tjera, sipas relacioneve të buxheteve përkatëse. Bashkitë u vunë në vështirësi për shkak të shumës së lartë që duhet të paguanin për heqjen e mbeturinave, duke u detyruar të kërkonin ndihëm nga qeverisja qendrore.

Në Bashkitë e tjera, shpenzimet për mjedisin nuk zënë më shumë se 10% të totalit, me Tiranën që e ka këtë tregues në 10% dhe Elbasanin, në 3.3%, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë. Bashkia e Durrësit, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë tonë në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë së Durrësit do t’i duhen të paktën 2 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit.

Në kontrast me vështirësitë e bashkive, inceneratori i Tinanës, përmes tarifave të depozitimit, arrin të gjenerojë një normë fitimi të lartë nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte”, që në vitin 2023 sollën 74% të të ardhurve totale të incenerarit. Fitimi para taksave në 2023 ishte 741 milionë lekë, me një normë fitimi prej 47%, që është më e larta e deklaruar ndonjëherë, që fillimi i aktivitetit.

Që nga viti 2018, kompania ka realizuara fitime para taksave në një total prej 3.2 miliardë lekësh (32 milionë euro) dhe të ardhura prej 12 miliardë lekësh (rreth 120 milionë eurosh).

Sipas vendimit për miratimin e pasqyrave financiare, në vitin 2023, fitimi i këtij viti (610 milionë lekë neto) është vendosur të qëndrojë në llogarinë fitime të pashpërndara për shkak të gjendjes së administrimit të shoqërisë sipas vendimit Nr. 95 date 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Inceneratori ka gati 9 mln euro kredi, probleme me borxhet

Sipas raportit të pasqyrave financiare, në 2023 u përmirësua situata me bankat për kreditë e marra, pasi janë shlyer këstet e prapambetura të kredive dhe nuk ka këste të palikuiduara. Gjithsesi, niveli i lartë i kredive, konkretisht në vlerën 887.5 milionë lekë, e ekspozon subjektin para riskut të kredive dhe flukseve monetare, thuhet në raport. Subjekti ka dhe akt marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore.

Shoqëria për punimet dhe investimet që kryen në zbatim të kontratës së koncensionit dhe anekseve përkatëse të saj lidhur me volumetritë dhe çmimet perkatese kryen vetëfaturimin e punimeve dhe investimeve të cilat merren në të ardhura dhe në shpenzime për koston përkatëse të tyre./ Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashkiteInceneratori i Tiranes

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
DIVA: 127 mijë deklarues më shumë në 5 vite nga ndryshimet ligjore

DIVA: 127 mijë deklarues më shumë në 5 vite nga ndryshimet ligjore

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip