Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bashkia i jep 10 ditë kohë FRD-së/ Shehu me tone të ashpra: Zyrat nuk i lirojmë!

14:48 13/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Bashkia e Tiranës i jep 10 ditë afat partisë Fryma e Re Demokratike, për të liruar zyrat e godinës. Në shkresën drejtuar kësaj force politike, bashkia e Tiranës, kërkon lirimin vullnetar të ambjenteve brenda datës 23 mars 2021.

“Ju bëjmë me dije se brenda datës 23.02.2021 të merrni masa për lirimin vullnetar si dhe dorëzimin e ambjenteve të cilat janë kaluar për administrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Objektivave Publike me urdhër të Kryetarit të Bashkisë”, thuhet në shkresë.

Lidhur me këtë afat ka reaguar dhe kreu i FRD-së, Sali Shehu. Në një deklaratë për media, Shehu tha se nuk ka ndërmend të lirojë zyrat. Ai u shpreh se do të presi vendimin e gjykatës dhe më pas do të veprojë.

“Këto nuk janë akte banditeske, nëse ky dokument do kishte ardhur ditën e parë s’do kishte ndodhur kjo ngjarje por do ishim në gjykatë duke e zgjidhur këtë situatë sipas ligjit. Ne jemi në godinë do vazhdojmë fushatën i njoftova të na lirojnë kushtet duke na lëshuar energjinë. Do marrim vendimin e gjykatës si të vendosë gjykata do veprojmë. Me vendim të gjykatës do ecim. Më lejoni tu përqafoj tu jem mirënjohur për të gjithë mbështetjken që i keni dhënë FRD. Kjo ishte një përballje midis të mirës dhe të keqes”, tha Shehu.

Ai siguron Veliajn se pas 25 prillit FRD do të jetë jo vetëm me mbi 1% të votave në total, por edhe në parlament dhe në qeveri madje e siguron se do të bashkëpunojë edhe me Bashkinë e Tiranës.

Kujtojmë se këto zhvillime vijnë një ditë pas pas tensionit të krijuar në ambjentet e FRD, ku punonjës të policisë bashkiake mbërritën në godinë për lirimin e ambjenteve.

Paraditen e së premtes Presidenti Meta ishte në zyrat e FRD-së, pas konktaktit që pati me kreun e kësaj partie. Meta ndërhyri personalisht për të larguar Policinë Bashkiake, e cila ndodhej atje në zbatim të një vendimi për lëvizjen e FRD-së nga godina në pronë të Bashkisë Tiranë.

Meta e ka konsideruar si një vendim të pastër politik kundër FRD-së e cila ka nënshkruar marrveshjen e bashkëpunimit me koalicionin opozitar për zgjedhjet e 25 Prillit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Atentati i Behar Sofisë/ RENEA rrethon lumin Lana, efektivët hyjnë brenda në ujë për të gjetur armën

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip