Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha takim me socialistët e zhgënjyer: Një grusht njerëzish kanë përfituar nga pushteti

18:36 22/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu demokrat Lulzim Basah ka qenë në një takim me socialist të zhgënjyer në qytetin e Durrësit. Gjatë takimit Basha ka thënë se një grusht njerëzish kanë përfituar nga pushteti e janë pasuruar në mënyrë marramendëse. Basha tha se mijëra familje e kaluan dimrin në çadra për babëzinë e  disa njerëzve dhe se taksta e qytetarëve PS i konsideron të sajat. Këtë  e vërtetoi edhe audio-përgjimi i Artan Lames për legalizimet. Më tej kryedemokrati u shpreh se në 25 prill Durrësi dhe gjithë vendi kanë shansin që të votojnë për ndryshimin dhe ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Faleminderit nga zemra, e hoqa xhaketën sepse keni krijuar një klimë miqësore, e po e rivesh në shenjë respekti. Jam i nderuar me këtë takim, me këtë pritje, që investoni tek ndryshimi dhe PD. Kur prita Ardit Kërktushën dhe Mazrekun në zyrën time, pata dy ndjesi, e dua t’i ndaj me ju sot. E para, kaq shumë e kanë gërmuar hendekun e përçarjes, më shumë emocion kisha për të takuar këto, sesa ambasadorët që kam pritur. Gëzim në sytë e mi që e duan Shqipërinë, e kanë të shtrenjtë familjen. Ne jemi një komb, një popull, një familje.

Njësoj si shumica dërrmuese e Shqiptarëve, kanë parë se një grusht njerëzish kanë përfituar nga pushteti, janë pasuruar në mënyrë marramendëse. Edi Rama dhe një grup oligarkësh janë bërë si sheikë, në një Durrës që nuk ka bukë për familjet, nuk ka investime, por vetëm batërdisje. Pas tërmetit të zotit këtu ra tërmeti i babëzisë. Duan t’ua braktisin trojet për mafiet e ndërtimit. Mijëra familje e kaluan dimrin e dytë në çadra për babëzinë e disa njerëzve. Për ata taksat tuaja janë të tyre, kështu e kanë trajtuar Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë. A ka gjë më flagrante që doli nga një gazetar investigativ i drejtorit të Kadastrave, që tha se do të bëjmë sikur do të legalizojmë 110 mijë shtëpi, por s’do e legalizojmë.

E vënë me thonj e me mish tuaj, e të bijve tuaj në emigracion, do i gënjejnë, thonë do i legalizojmë, do të marrim votën dhe do i mashtrojnë. Kjo është e vërteta e Edi Ramës, tetë vite braktisje, 110 mijë shtëpi. Kur po vija këtu më tha njëri po vjen prapë, po thashë, po më presin socialistët e Durrësit. Këtu janë vëllezërit dhe motrat tona. Vuajtjet kanë qenë të përbashkëta, shtypja e përbashkët, sepse siç e tha Arditi, besuan e punuan për PS dhe Edi Ramën, shiko si janë sot, të lënë pas dore, të braktisur, nën terror.

Shikojini punonjës të administratës, që robtohen për 300 mijë lekë, ndoshta edhe 700 qind mijë dhe shohin ministrat duke vjedhur miliona euro. Nga ana tjetër shohim ministrat që hanë biftekun e artë tek Nustreti për 1 mijë euro me taksat e shqiptarëve. Ne bashkë na bën vullneti, vetëdija, që Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veçse ndryshimit, e ndryshim do të ketë ditën e diel duke votuar numrin 9. Ky nuk është Durrësi i Vangjush Dakos, nuk është Durrësi i bandave, është Durrësi juaj, i qytetarisë, të djathtë e të majtë.

Më 25 prill, keni shansin, mundësinë, përgjegjësinë, ta merrni prapë Durrësin tuaj, në duart tuaj. Duke votuar me numrin 9 do e çlironi Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare. Ta çlirojmë nga mungesa e investimeve. Kam një mesazh për administratën shtetërore, nga pastrueset e sanitarët, të gjithë, mësuesit, mjekët, nëpunësit, ju që zbatoni ligjin, ngrijeni kokën dhe mos kini frikë, ndryshim s’do të thotë largim nga puna. Më 25 prill dihet se koha e tij mbaron, e Edi Ramës mbaron, më 25 prill fillon koha për të gjithë Shqipërinë si e gjithë Evropa. Ne kemi një plan konkret, i punuar me kujdes, vizion.

Ne duam që Shqipërisë t’i hapim vende të reja pune. Në Kosovë dhe Maqedoni nafta nuk është një nga më të shtrenjtat në botë, për shkak të taksës Rama. Fermeri shqiptar nuk merr subvencione, i marrin ata të Kosovës, edhe pse kanë gjysmën e buxhetit të Shqipërisë. Fermeri shqiptari i Maqedonisë së Veriut, merr subvencione”, tha Basha.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashadurrestakim

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Në 24 orë shënohen 6 viktima nga Covid

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip