Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha nuk humbet kohë! Zgjedh drejtorin e fushatës, kush është ish-zv/ministri që do të drejtojë betejën e demokratëve vitin tjetër

14:59 01/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me përfundimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia, ka zgjedhur edhe Drejtorin e Fushatës Elektorale që synon t’i rikthejë në pushtet në vitin 2021.

Sipas Dosja.al bëhet fjalë për Alfred Rushaj, i cili ka qenë ih-zv/ministri i Sali Berishës. Ai do të jetë numri një që do të merret me organizimin, programimin dhe adresimin e problemeve gjatë fushatës.

Alfred Rushaj ka lindur më 19 maj të vitit 1974 në qytetin e Lezhës. Ai është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1997 në krye të klasës së tij me notë mesatare 10.00.  Ai është i liçensuar dhe është anëtar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë. Alfred Rushaj posedon njohuri të thella dhe përvojë të madhe pune në legjislacionin e fushës së energjisë dhe legjislacionit tatimor. Ai ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Nga 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH sh.a.). Rushaj ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH sh.a( Kompania Shqiptare e Shpërndarjes dhe Furnizimit me Energji), Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Albtelecom (Kompania Shqiptare e Telekomunikacionit), Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol ( Kompanisë Shqiptare të Naftës), Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të INSIG sh.a. ( Kompania e Sigurimeve Shqiptare), Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të INSIG Maqedoni (Kompania Shqiptare e Sigurimeve që vepron në Maqedoni) dhe Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjensinë e Burimeve Natyrore. Ai gjithashtu ka dhënë mësim në lëndën e së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë Universiteti i Tiranës nga viti 1999 deri në vitin 2004.
Ish-ministri është njohës i disa gjuhëve të huaja dhe ekspert i legjislacionit në fushën e taksave, prokurimeve, energjisë, shoqërive tregtare dhe infrastrukturës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Denoncimi i qytetarit: 6 ditë i shërbeva vëllait me Covid 19, më thanë s’të bëjmë tampon pa pasur simptoma

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip