Skip to content
Të Gjitha

Balili/ Rama e ka me mediat: “Operacion i sofistikuar, s’po dilte xhiro”

· 1 min lexim

Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim për gati 2 vite e gjysmë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ka reaguar kreu i qeverisë Edi Rama. 

Përmes një postimi në ‘Twitter’ ai tha se ky ishte një hap i madh kundër krimit të organizuar.

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara👊 Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH👍”, shkruan Rama.

Rama ka sulmuar mediat për këtë fakt. Përmes një postimi të dytë në ‘Twitter’ Rama pohon se ky ishte operacion i sofistikuar. Më pas ai shton; ‘Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij👊’

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës🤭 Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë👍Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij👊”, shkruan Rama.