Skip to content
Të Gjitha

Babai i pacientit zero dyshohet se mori pjesë në ceremoni mortore, Bashkia Pukë nis dezinfektimin e ambjenteve publike

· 1 min lexim

Ditën e djeshme, u konstatuan dy rastet e para pozitiv me koronavirus në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar nga Puka dhe babai i tij, të cilët jetonin në rrugën”Irfan Tomini” në Tiranë.

Në media u përfol se 54-vjeçari kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore në Pukë.

Për këtë arsye, punëtorët e Bashkisë së Pukës kanë nisur dezinfektimin e rrugëve, godinave të shërbimit dhe pallateve.

“Balkanweb” bën me dije se 54-vjeçari nuk ka qenë në varrim dhe lajmi nuk është i vërtetë.

Aktualisht në Shqipëri janë shënuar 6 raste me koronavirus.

Pacienti zero është një 28-vjeçar, i cili ka ardhur në Shqipëri më 26 shkurt në rrugë tokësore nga Hani i Hotit.

I riu ka infektuar babanë e tij dhe tre persona të afërm.

Ata ishin banues në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Ndërkohë personi i 6-të i infektuar është një 31-vjeçar i cili ka qëndruar disa orë në Milano, pasi ka vizituar dajën e tij të shtruar në spital.