Skip to content
Kryesore

Atentati në Tiranë, ndërron jetë 52-vjeçari

· 1 min lexim

Eduart Reçi, 52 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua gjatë një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.

Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.

Në kamerat e sigurisë duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë teksa qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij.

Dyshohet se autoret kane pritur momentin qe 52-vjecari ka dale jashte pallatit dhe ka qene i vetem.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni për përplasje të Reçit me persona të tjerë.

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, por deri tani nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për motivet apo autorët e mundshëm.