Emiljano Ramazani i njohur ndyrshe “Rramani” u ekzekutua brenda makinës së tij tip “Ford Focus” me targa AA 945 DG.
Në fotot e siguruara duken të bërë shoshë nga plumbat xhamat e parë dhe xhami i pasëm pas sediljes së shoferit.Mendohet se kanë qenë 2 persona të cilët janë përfshirë në ekzekutimin e 39-vjecarit, të cilët kanë kryer atentatit në afërsi të banesës së viktimës dhe janë larguar menjëherë me një automjet tip “Volkswagen” me targa AA 819 KX.
Pak minuta pas ngjarjes automjeti është gjetur i djegur në aksin rrugor Elbasan-Papër, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe një ullishte përreth.Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.Në mjetin e djegur tip ‘Volkswagen’ janë gjetur dy kallashnikov, me të cilën dyshohet se është kryer dhe ekzekutimi i 39-vjeçarit.
“Rramani” është shoqëruar në polici disa herë, si person që ka pasur dijeni për vrasje të ndodhura në qytetin e Elbasanit.
Për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH, gjithashtu në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i policisë kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj.
Ndërkohë Emiljano Ramazani njihet edhe si mik i Talo Çelës, ky i fundit është në arrati prej 3 muajsh, pasi dyshohet si autor i vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.