Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati ndaj Vinçens Pirolit, identifikohet njëri prej autorëve

16:59 07/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

34-vjeçari Vinçens Piroli u plagos mbrëmjen e 3 janarit në lagjen “Bahaçallëk” në Shkodër. Piroli u dërgua në Spitalin e Lezhës nga një person i paidentifikuar dhe më pas u transferua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia u njoftua për këtë ngjarje nga spitali pas paraqitjes së 34-vjeçarit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë sot, policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët e plagosjes së Vinçens Pirolit. Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar “BMW X5” e cila dyshohet se është përdorur nga autorët ditën që ka ndodhur atentati.

Ky automjet është marrë me qira nga shtetasi A. B., 23 vjeç, më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit. Pas këtij konstatimi, ‘blutë’ kanë shpallur në kërkim shtetasin me iniciale A. B., 23 vjeç.

 

Njoftimi i Plotë nga Policia e Shkodrës:

Shkodër/Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në lagjen “Bahaçallëk”, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi V. P. Si rezultat i punës hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohet mjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi hetimor i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, DVP Lezhë dhe DVP Durrës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “BMW X5” që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar plagosën me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç. Gjatë kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtij automjeti, i cili ishte braktisur në rrugën ‘’Hodo Beg Sokoli’’, Shkodër. Ky automjet është marrë me qira nga shtetasi A. B., 23 vjeç, më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Në vijim të veprimeve hetimore është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A.B., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër. Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 05.01.2022 janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe shtetasit: V. P., 34 vjeç dhe M. M., 29 vjeç, i cili ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar Policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: atentatautorëVinçens Piroli

Të tjera

Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se Gentian Sula, administrator dhe një nga ortakët e shoqërisë së sigurimeve “Intersig-Viena...

21:21 09/08/2025
Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë
Aktualitet

Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

Operatori i një guide turistike polake, Radoslaw Holowczyc, ka denoncuar publikisht se është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie...

15:32 09/08/2025
Para
Ndërroi jetë në kopshtin privat të Fierit, ja çfarë thotë daja i 3-vjeçarit

Ndërroi jetë në kopshtin privat të Fierit, ja çfarë thotë daja i 3-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Pazaret e prishura / Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

23:23 09/08/2025
Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

Dosja “Veliaj”, SPAK mbyll sytë për Gent Sulën e “Intersig” në skemën e pastrimit të parave të Ajola Xoxës

21:21 09/08/2025
Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

15:32 09/08/2025
Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

12:39 09/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.