Skip to content
Të Gjitha

Atentati ndaj biznesmenit në Laç, sekuestrohen kamerat e sigurisë dhe thirren 30 persona për të dëshmuar

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin mbrëmjen e djeshme.

Një person i paidentifikuar qëlloi drejt disa personave ndërsa mësohet se edhe shtetasi që mbeti dje i plagosur, Paulin Gjergji, 53-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi përpara sheshit të një hoteli në afërsi të kryqëzimit të Gjormit.

Viktimë nga ngjarja ka mbetur edhe biznesmeni Bujar Lika (Hasani) ndaj të cilit u krye atentati.

Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është shtetasi 21-vjeçar, Kreshnik Tusha ndërsa nuk ka ende informacione për gjendjen e tij.

Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me atenatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç.

Biznesmeni 37-vjeçar Bujar Lika (Hasani) ishte shënjestra e atentatit ndërsa sot u bë me dije se u regjistrua një tjetër viktimë.

Sipas “ABC Neës”, pranë lokaleve të tjera janë sekuestruar disa kamera të sigurisë që mund të identifikojnë autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kamerat e sigurisë kanë pamje të qarta për të zbardhur ngjarjen, ndërsa 30 persona janë shoqëruar në polici dhe po pyeten rreth saj.