Skip to content
Të Gjitha

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Aksione blic në 5 qytete, shoqërohen 14 persona

· 1 min lexim

Policia po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të atentatit ndaj Landi Muharremit, prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe shoferit Andi Maloku.

‘Dosja.al’ shkruan se policia po kryen aksione blic në Durrës, Tiranë, Elbasan, Krujë dhe Fushë-Krujë.

Deri më tani janë shoqëruar 14 persona.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme janë ndaluar dy persona, që po merren në pyetje nga hetuesit.

Identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Të premten pasdite, persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës ku ndodhej prokurori Arjan Ndoja, Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku.

Ngjarja u regjistrua në mbikalimin e Shkozetit, në momentin që makina po futej në autostradën Durrës-Tiranë.

Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur të tre personat që ndodheshin në makinë.

Në gjendje më të rëndë është shoferi Andi Maloku, i cili ka marrë plumba në mushkri dhe shpinë.

Prokurori Arjan Ndoja dhe Muharremi janë jashtë rrezikut për jetën, me këtë të fundit që ka marrë një plumb në nofull.