Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati i dyfishtë në Laç! Detaje të reja: Objektivi ishte Bujar Lika, Paulini vdiq sepse qëlloi i pari ndaj autorit, ja pse i kishte plumbat nga mesi e poshtë

23:24 10/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i bujshëm i Bujar (Hasan) Lika dhe Paulin Gjergji (Marku), disa ditë më parë në qytetin e Laçit.

I ftuar në “Byro Politike”, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se objektivi ishte Bujar Lika, por që biznesmeni Paulin Gjergji (Markaj) vdiq pasi iu përgjigj i pari me plumb autorit.

Për pasojë autori është shtrirë dhe ka mbushur me plumba nga mesi e poshtë biznesmenin Markaj.

“Në rastin e Mamurrasit, autorët ishin katër. Nuk goditën fëmijët e viktimës, por i neutralizuan ata. Nuk është i pari autori që qëllon mbi viktimat. Është një nga viktimat, Paulini, që ka qëlluar autorët. Prandaj ka dhe njollë gjaku të autorit në vendin e ngjarjes. Për pasojë, autori është shtrirë dhe ka bombarduar Paulin Markajn. Prandaj ky i fundit, i kishte plumbat nga mesi e poshtë. Por objektivi ka qenë Bujar Lika. Që t’i afrohemi filmit, është e njëjta situatë, por nuk po ndodh në vitet ’30 si të Chicago, por në shekullin 21 në Shqipëri,”– tha Hoxha.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj, kur 7 atentatorët, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë policie mbërritën në sheshin e një hoteli “AA”, në autostradën Laç-Mamurras, ku ndodheshin viktimat dhe i gjuajtën me armë.

Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç.

Nisur nga situata e krimit pas pandemisë në vend, Hoxha tha se izolimi i diktuar nga epidemia i grupeve kriminale ka çuar në acarimin e tyre dhe në agravimin e vështirësive që ata kanë patur për shkak të mbylljes.

Sipas gazetarit, grupet kriminale zgjedhin që të lajnë hesapet e tyre brenda territorit shqiptar sepse evitojnë problemet që mund të kenë në vendin ku është krijuar konflikti.

Hoxha ndër të tjera tha se muajt dhjetor e gusht janë muajt ku ngjarjet kriminale rriteshin, mirëpo këtij viti i janë shtuar edhe muajt e izolimit për shkak të pandemisë.

“Pandemia bëri që të ngeleshin të bllokuar brenda territorit një pjesë shumë e madhe e këtyre personazheve. Duke lëvizur jashtë territorit ata rrinë larg njëri tjetrit, sigurisht ndjekin aktivitetet e tyre por rrinë larg.  Këta personazhe goditjet nuk i bëjnë jashtë territorit, sepse e dinë që të bësh një atentat në një vend tjetër, do të kesh llogari jo vetëm me shqiptarët, por edhe me territorin ku është kryer ngjarja.
Prandaj Shqipëria është kthyer gjithmonë në vendin ku zgjidhen konfliktet dhe problematikat që nisin jashtë territorit të Shqipërisë. Duke u bllokuar nga data 10 mars, kur nisi izolimi dhe deri në fund të majit këta personazhe kanë qenë brenda, sigurisht këto grupe kriminale e kanë mbajtur nën vëzhgim njëri tjetrin dhe ka bërë që të agravohet situata dhe patjetër ky izolim dhe pandemia krijoi vonesa në pagesa në trafiqet e ndryshme që bënin këto grupe kriminale.”, tha Hoxha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Dasho: Pipero të shikojë mjekimin, sa i përket epidemiologjisë shumë herë ka gabuar

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip