Skip to content
Të Gjitha

Atentati i dështuar me snajper në burgun e Vaqarrit, Apeli i Tiranës liron Ergys Kolaverin

· 1 min lexim

Ergys Kolaveri është i dënuari me 20 vite burg për atentatin në burgun e Vaqarrit, i cili mbeti në tentativë.

Gjykata e Apelit të Tiranës i ka falur dënimin dhe Kolaveri tashmë do të gjykohet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar 30 vite për të, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e dënoi me 20 vite.

Prej 4 vitesh Kolaveri qëndronte në burg, për atentatin e dështuar me snajper në 2016-ën në burgun e Vaqarrit.

Më 30 qershor të 2016-ës, plagosi njërin prej të burgosurve, por pa e çuar deri në fund qëllimin e tij.

Plumbi i dalë nga tyta e snajperit plagosi në këmbë të paraburgosurin, Lili Dule.

Dule  nuk ishte shënjestra e Kolaverit, pasi ky i fundit donte të eliminonte Gazmir Dacin, të dyshuar për vrasjen e vëllait të tij.

Gjatë gjithë procesit, i pandehuri ka mohuar akuzat dhe nuk e ka pranuar kurrë fajin.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës është ende i paqartë, pasi nuk është zbardhur ende.