Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati i Behar Sofisë/ RENEA rrethon lumin Lana, efektivët hyjnë brenda në ujë për të gjetur armën

15:15 13/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pas rrëfimit të ekzekutorit të Behar Sofisë, forcat RENEA kanë hyrë te lumi Lanës në kërkim të armës së krimit. Autori Ernejt Shyti ka deklaruar se arma është hedhur në Lanë.

Kujtojmë se është arrestuar sot ekzekutori dhe tre bashkëpunëtorët e atentatit mafioz të kryer me pagesë ndaj Behar Sofisë tek Piramida.

Bëhet me dije se policia ka arrestuar autorin i identifikuar se Ernejt Shyt dhe tre persona të tjerë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e tij. Mësohet se këto të fundit janë nga Kërraba dhe Fushë Kruja.
Sa i takon autorit të krimit, 23-vjeçarit Shyti, mësohet se jetonte me qira me nënën e tij, në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Ai është identifikuar nga ADN-ja e lënë në rrogat, që braktisi te liqeni, pas vrasjes.

Ngjarja

Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe i regjistruar si banor tek Rruga e Qelqit në Kombinat, por me banim tek kati i 5-të në një pallat te ETC u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e sotëm (ora 09:00). Sofia, i cili që prej vitit 1998 mbante 4 identitete u qëllua me dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks, te Bulevardi “Barjam Curri” buzë lumit Lana përballë me Piramidën. Kalimtarët panë trupin e tij dhe fytyrën të mbuluar me gjak në trotuar dhe njoftuan me urgjencë policinë dhe ambulancën. Me të mbërritur ambulanca, ai u dërgua me urgjencë në spital, por pa mundur të mbijetojë.

Kush është Behar Sofia?

Janë të shumta episodet e botës së krimit ku del edhe emri i biznesmenit Behar Sofia.

Behar (Sulo) Sofia nga Lapardhaja e Beratit, ka disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Prokuroria e Posaçme, SPAK e kishte nën hetim prej kohësh Behar Sofinë si një nga personat e përfshirë në trafikun e heroinës mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ai po vëzhgohej nga SPAK për pastrim parash.

Por nuk është hera e parë që Behar Sofisë i është afruar vdekja. Më herët, disa herë atij i është vendosur edhe më parë tritol në bizneset që ai ka pasur pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin.

Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut. Sofia së bashku me pesë persona të tjerë kanë qënë nën hetim pasi sipas shtypit turk kishin bërë plane të fusnin një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate. Por ky plan ka dështuar pas arrestimit të një futbollisti, i cili u kap me 30 kilogramë heroinë. Turgut ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. Turgut është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, Turgut është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

COVID-19 në Kosovë, ja sa të vdekur dhe infektuar janë shënuar në 24 orët e fundit

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip